Goli i Arbër Hoxhës në minutën e 42-të, dha idenë se Shqipëria do të “korrte” fitore të “bujshme” në Varshavë kundër Polonisë, por rezultoi një “gënjeshtër” e madhe.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, finalizimi i Hoxhës u kthye në “pluhur e hi”, pasi Leënadoëski dhe Zielinski përmbysën gjithçka, duke i dhënë fund “ëndrrës amerikane”. 26 marsi mund të rezulton natë “magjike” për Kombëtaren, ama mbeti e tillë vetëm në 45 minutat e para.
Sulmuesi Arbër Hoxha nuk mundi t’i mbante përjetimet e kësaj “plage” vetëm për vete. “Dhamë gjithçka në fushë ,por nuk arritëm objektivin që të gjithë e prisnim, humbje që dhemb shumë. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme të të gjithë tifozëve shqiptarë”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social “Instagram”.
Ti e kryen dhe e kreve më së miri detyrën tënde Arber.............Futbolli ka edhe ngjarje të tilla, të cilat u krijuan por nuk arritën të realizoheshin nga ekipi shqipetar............Te paktën kryet një lojë të mirë.........Shikoni historikun e golave të shenuar nga polakët kundër ekipit tonë dhe do shifni se pikërisht në atë krahë dhe pran asaj shtylle, polakët na kanë shënuar edhe tjetër herë..........Pra nuk kemi zënë mend.