E zbulojnë në Itali, Luis Hasa zgjedh Shqipërinë

27 Mars 2026, 18:50Sport TEMA
E zbulojnë në Itali, Luis Hasa zgjedh Shqipërinë

Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, duke u larguar nga Italia. Lajmi është bërë i ditur nga “Goal” në Itali, ndërsa pritet zyrtarizimi nga lojtari ose Federata.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili është në pronësi të Napolit, po spikat këtë sezon në huazimin e tij te skuadra e Carrarese në Serinë B.


Ky ndryshim u bë i mundur pasi lojtari nuk ka debutuar asnjëherë në ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Italisë. Hasa ka qenë pjesë e rregullt e axurrëve për moshat U-18 dhe U-21, por ka zgjedhur të kalojë te kuqezinjtë për shkak të origjinës së prindërve të tij.

Edhe pse i lindur në Itali, ai ka pasur kontakte të hershme me Shqipërinë që në moshën 15-vjeçare. Ky afrim vjen menjëherë pas eliminimit të Shqipërisë në fazën “play-off” ndaj Polonisë në Varshavë.


Talenti i lindur në vitin 2004 pritet të jetë një nga shtyllat e reja të mesfushës kuqezi.

7 Komente

  1. B
    Bravoooo

    Kemi shume élément por nuk kemi tranjer

    Përgjigjjuni
    1. e
      epo

      Guri i rende ne vend te vet. Nqs rrit nivelin dhe kalon ne Serie A atehere mund te jete ndihme e madhe per ekipin tone.Deri tani eshte nen nivelin e lojtareve qe kemi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejku...

        Ne ekipet primavera ne Itali ka shume talente shqiptare qe duhen grumbulluar qe tani per rinovimin e kombetares,por pa Sylvinhon.dhe Duken e krimit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Ky djali tek u21 dhe u19 ishte me i miri,dolen dhe Kampione Europe me Italine.Eshte i shkurter,por ka gjuajtje te mite dhe eshte Lojtar i zgjuar.Me mbarimin e Asllonit si lojtar,ky duhet ne mesfushe.Me vjen keq ,shume keq per Medon Berishen,perfundoji pa filluar mire,,perfundoji si Broja,nuk behet me.Gabimi i vetem i Sylvinios eshte pse nuk i merrte Vellezerit Shpendi ne Itali,te dy bashke kane 21 gola dhe shume asiste.Si mund te luash kundra Polonise me Qendersulmues Bajramin qe ne nje Vit ka bo 2 ndeshje,dhe kurre si Qender sulmues.Humben ne Polini oer mend e kokes,por per mua Sylvinio eshte ,ka qene dhe do te mbetet Trajneri me i Sukseshem i te gjitha kihrave me Shqipnine.Lexoj qe e shajne dhe me zor presin qe Ilir Daja ose Besnik Hasi te marrin Kombetaren,une them vetem kaq:Mosmirenjohes ndaj njeriut punetor,besoj e kuptoni.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Sipas rradakes time plake e te vobekte Sylvinjos duhet ti jepet edhe nje shanc dhe liga e kombeve te perdoret si eksperiment per te rindertuar ekipin .lojtaret me ne forme e me minuta te aktivizohen pa u merakosur per rezultatin .mos te harrojme se kemi plot lojtare nga 30 vjet qe jane ne fund te karrieres .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Ke shkruar shume drejt or Tifozi Plak.Duhet me mbajt ne Ligen e Kombeve te njejtin Trajner,Lojtaret e duan dhe kuftojne per te,por Trajneri duhet te pastroje ekipin,ose perndryshe duhet nje Teajner tjeter.Hysaj,Balliu,Dhe shume te tjete mbi 30 duhen te ikin.Nuk e kuptoj pse kaq Kokeforte Trajneret me keto lojtare:Si po e humbin Ada Kurtulan,22 vjec luan ne gjithe rrolet.Vellezerit Shpendi kane 22 gola se bashku,cfare orisni?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Eshte bixhoz teper i nadh te besh eksperimente ne ndeshje te tilla .nga ana tjater te jemi te sinqerte nuk kemi ekip per boteror .Hollanda dhe Japonia qe kane lojtare te shpejte te cilet vrapojne gjithe kohes do na hanin dreket sidomos kur behen ne piskun e vapes te Ameriquse e meksikes ne fund sezoni kur lojtaret jane te lodhur .Te mos harrojme se edhe Tunizia qe duket kollaj ne leter perbehet nga lojtare bij emigrantesh shumica prodhim francez .futbolli i sotem eshte teper atletik se nga ana teknike jane njesoj te gjithe por kush vrapon me shpejt dhe reziston me shume fiton .duhen kembe te reja te fresketa e te shpejta .na sistemin zinxhir e kemi te dobet per shume arsye e varemi nga femijet e mergimtareve qe do firojne dhe ata nje dite se sa me shume integrihen emigrantet ne vendet ku jetojne aq me pak zgjedhin sportin si mjet per te bere hair ne jete .

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje