Qazim Laçi tha fjalën e tij, pas humbjes 2 me 1 të Shqipërisë ndaj Polonisë.
“Personalisht jam pafjalë. Jam shumë krenar për çunat, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë. Nuk besoj se e meritojmë këtë rezultat. Duhet të mbajmë kokën lart, mos të harrojmë se nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë. E vështirë ta pranojmë, por duhet të ecim përpara.
Ju e keni parë ndeshjen nga jashtë, cili ekip e meritonte. Patëm dhe dy rastet e humbura. Nuk do them na paralizuan, por pas asaj kemi pësuar çdo gol. Dhe kështu ishte.
Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritoi. Pavarësisht dy golave që kishte Polonia, nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër.
Duhet të ngrihemi”, u shpreh Laçi.
Dy gola te falur nga Strakosha.
Laçi nuk shikohej me sy dje , as Bajrami as Uzuni , kta duheshin nderruar 45 minutat e para , Broja kal i lodhur mjaft me te lat nam , faji komplet i trajnerit per humbjen qe nuk di te bej nje nderrim me 24 rezerva ne stol , komplet trajner idjod , shpresojm kte rradh ta heqim qafe .
A nuk do ishte me mir qe Komtarja jon te kishte vetem Lojtar te Shqiperis .... por jo si Qazimi e ky as per me lutj me ekipin e fshatit nu ben ?!