Kosova po dhuron spektakël në transfertë, duke thelluar avantazhin ndaj Sllovakisë në një ndeshje të mbushur me emocione dhe raste të shumta.
Në minutën e 72′, “Dardanët” realizuan edhe golin e katërt. Fillimisht ishte Hajdari që provoi me një goditje të fortë, por portieri vendas arriti ta ndalë. Megjithatë, në topin e kthyer u gjend i saktë Hajrizi, i cili nuk fali dhe dërgoi topin në rrjetë, duke çuar rezultatin në 2-4.
Pak minuta më herët, në të 64′, ishte Sllovakia që iu afrua ndjeshëm golit të barazimit, duke rrezikuar portën e Kosovës. Në të njëjtin aksion, lojtarët kosovarë pretenduan për një faull në zonë, por loja vijoi pa ndërhyrje nga arbitri.
Takimi vijon me ritëm të lartë, por tashmë Kosova duket më pranë një fitoreje të rëndësishme, falë një loje efikase dhe reagimit të shpejtë në momentet kyçe.
Lini një Përgjigje