Kosova/ Foda e Muriqi optimistë para sfidës me Sllovakinë: Jemi gati, na pret ndeshje e madhe

26 Mars 2026, 17:00Sport TEMA
Kosova/ Foda e Muriqi optimistë para sfidës me Sllovakinë: Jemi

Kosova është përgatitur intensivisht për gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Bratisllavë kundër Sllovakisë.

Në konferencën për media një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi i kombëtares, Franco Foda dhe sulmuesi kryesor, Vedat Muriqi, shprehën optimizëm dhe besim te mundësia e një rezultati pozitiv.

Foda theksoi se skuadra ka punuar intensivisht në aspektin taktiko-strategjik dhe synon fitore. “Jemi përgatitur shumë mirë dhe kemi fokus të plotë në anën taktike. Në ndeshjen e nesërme synojmë të tregojmë se mund të luajmë suksesshëm si mysafirë, ashtu siç kemi arritur kundër Islandës, Suedisë dhe Sllovenisë më parë”, tha ai.

Strategu gjerman rikujtoi se qëllimi fillestar kur mori drejtimin e Kombëtares ishte ndërtimi i bazës për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm, por që tani skuadra është afër historisë për një kualifikim në Botëror:

“Ekipi ka bërë përparime të mëdha këto muajt e fundit. Janë bashkangjitur disa lojtarë të rinj dhe kjo na jep mundësi të shohim përpara drejt një sfide të rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Foda gjithashtu komentoi kushtet atmosferike dhe gjendjen e fushës në Bratislavë për ndeshjen e nesërme:

“Kam marrë informacione nga asistentët që nesër do të ketë reshje shiu dhe do të jetë shumë më ftoftë, por shiu dhe fusha jo në gjendje të mirë janë për të dyja ekipet.. Futbollistët duhet ta shijojnë këtë ndeshje të rëndësishme, edhe në kushte sfiduese”, tha ai.

Ndërkaq, sulmuesi dhe kapiteni i Dardanëve në këtë ndeshje, Vedat Muriqi, nënvizoi rëndësinë e sfidës dhe përgatitjet e ekipit:

“Kemi zhvilluar tri seanca stërvitore shumë të rëndësishme. Nesër pres një ndeshje të barabartë. E dimë pikët e forta dhe të dobëta të Sllovakisë dhe jemi të gatshëm për çdo sfidë. Kemi vetëm dy ndeshje për të shkruar historinë”.

Ndërkaq i pyetur nëse shpreson që ecuria e tij si kapiten i Kombëtares prej 5 fitoreve e 1 barazimi do të shkon tutje te fitorja e gjashtë, ai u shpreh: “Të them të drejtën, nuk e kam ditur këtë statistikë, por shpresoj që të më përcjellë fati i rezultateve pozitive dhe pse jo, ta arrijmë fitoren e gjashtë me mua si kapiten. Nuk e kam të rëndësishme të shënoj gol unë, por e dua fitoren kolektive të Kombëtares. E di sa jam i rëndësishëm për bashkëlojtarët dhe për ekipin dhe jam i gatshëm. Do të jap maksimumin për të arritur fitoren”.

Muriqi foli edhe për bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Martin Valjent. ”Kemi biseduar me bashkëlojtarin tim te Mallorca, Martin Valjent, madje çdo ditë kemi folur për këtë ndeshje. Martin, që prej ditës së parë, ka qenë lojtari më i afërt për mua dhe më ka ndihmuar shumë për çdo gjë. Kam shumë respekt për të. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, i cili e do shumë shtetin e tij dhe e ka përkrahur edhe kur nuk është ftuar në ekipin kombëtar. Nuk e di nëse do të jetë në formacion, por shpresoj që ai të luajë dhe do të ishte një betejë interesante mes nesh”, tha Muriqi, derisa tha se në rast se do të ketë penallti nesër do ta ekzekutoj pa ngurrim, ndonëse në fundjavë humbi një të tillë në ndeshjen shumë të rëndësishme në La Liga.

Informacion me rëndësi për tifozët

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, sqaroi informacionet që qarkulluan lidhur me tifozët e Kosovës:

“Të gjithë tifozët që kanë siguruar bileta për sektorët e ndryshëm në stadium do të lejohen pa problem të hyjnë. Ne sapo kemi përfunduar një takim me zyrtarët e Federatës sllovake dhe ata të UEFA-s dhe lajmet që qarkulluan për ndalim të tifozëve të Kosovës janë të pavërteta. Megjithatë, përdorimi i simboleve shtetërore do të jetë i kufizuar në sektorët ku janë tifozë sllovakë për shkaqe sigurie, ndërsa në sektorin e tifozëve të organizuar të Kosovës do të lejohen të gjitha simbolet shtetërore e kombëtare”, tha Shala.

Ndeshja Sllovaki –Kosovë zhvillohet të enjten në orën 20:45.

6 Komente

  1. p
    pollogu

    DARDANËT FITOJNË. PËRSËRITET SLOVENIA. JU PRIFTË E MBARA!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suksese por Korigjim

      Suksese kosoves ne futboll por dardanet kane qene nje fis ne shkup. kosovaret e sotshem, duke qene se kane jetuar ne nje fushe te madhe si ajo e Kosoves, e lakmishme per popullata te ndryshme, jane nje perzjerje Shqiptaresh, Cekrezesh, Serbesh, Turqish, Arabesh, Bullgaresh etj

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fitoreeeee vetfundosje

      Do ishte bukur qe krahine e Laberise te kishte nje ekipi ....... Ne te gjithe se bashku bejne gjysem ekipi Po te ndare ?...... Perça e Sundo.....per momentin te percare por akoma te pa sunduar.... Krahine kosoves eshte nje turpe , jane insekt dangerous qe nderojne flamure , hymne , fe....sipas kohes. Deshire kam te fitoje ekipin kombetar shqiptar por nuk jemi ku duhet , ndersa per krahinen shqipfolese territoire Serbe nen rrezoluten 1244 nuk kam deshire te prishur humorin vehtes .....

      Përgjigjjuni
      1. v
        vazhdonjne tregishtoret shkije te pallen si lopet

        vazhdon e leh nofka "Fitoreeeee vetfundosje", Republika e Kosoves eshte shtet i njohur ligjerisht edhe nga Republika e Shqiperise. Dhe kjo eshte e dijshme per policine shqiptare, Sherbimin Informativ shqiptar, Porkurorine shqiptare dhe mediat shqiptare. Tani, te gjitha institucionet e lertcekura do te duhej te japin pergjigje ne ate se perse media si kur TEMA , e regjisruar dhe qe vepron ne territorin e Shqiperise, promovon propagande te ulet antishqiptare kunder shtetit te Kosoves. Sa paguhet kjo media nga grekoshkijet per kete propagande kunder shteiti te Kosoves. Sepse Kosova nuk eshte terriitor i Shkinis sic thote ky argati i TEMAS. Rezoluta 1244 eshte nxjerr per territorin e ishjugosllavise-jo e Shkinise, dhe kjo krijes e shkijeve nuk ekziston me. Si ka mundesi qe shkijet dhe vorioleshet qe e kane mbush Shqiperine me flamuj grek-sllavomongol e me tabela greke-sllavomongole, promovohen kaq shume ne mediat qe veprojne ne teritorin e Shqiperise dhe qe i nenshrohen ligjeve per media te Republikes se Shqiperise.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqarim ketit mikut

          Hahaha Shqiperia ka tabela greke ne ca fshatra minoritare sic kerkon rregulli baze human. Kosova eshte 100% plot me tabela serbe. Sa i perket njohjes se Kosoves, eshte e njeanshme, por jo pune e kryer. Prsh ne mbledhjen e OKB-se te vitit te kaluar u pritet me fusnote nga shteti Shqiptar. Gjithashtu nese do te ngresh nje dron ne Kosove e ke te pamundur pa marre leje nga KFOR. Keto ngjarje deshmojne te kunderten e asaj qe thua ti. Dhe suksese per ndeshje meqe devijuam nga tema sportive :) :) :)

          Përgjigjjuni
        2. v
          vazhdonjne tregishtoret shkije te pallen si lopet

          vazhdon e leh nofka "Fitoreeeee vetfundosje", Republika e Kosoves eshte shtet i njohur ligjerisht edhe nga Republika e Shqiperise. Dhe kjo eshte e dijshme per policine shqiptare, Sherbimin Informativ shqiptar, Porkurorine shqiptare dhe mediat shqiptare. Tani, te gjitha institucionet e lertcekura do te duhej te japin pergjigje ne ate se perse media si kur TEMA , e regjisruar dhe qe vepron ne territorin e Shqiperise, promovon propagande te ulet antishqiptare kunder shtetit te Kosoves. Sa paguhet kjo media nga grekoshkijet per kete propagande kunder shteiti te Kosoves. Sepse Kosova nuk eshte terriitor i Shkinis sic thote ky argati i TEMAS. Rezoluta 1244 eshte nxjerr per territorin e ishjugosllavise-jo e Shkinise, dhe kjo krijes e shkijeve nuk ekziston me. Si ka mundesi qe shkijet dhe vorioleshet qe e kane mbush Shqiperine me flamuj grek-sllavomongol e me tabela greke-sllavomongole, promovohen kaq shume ne mediat qe veprojne ne teritorin e Shqiperise dhe qe i nenshrohen ligjeve per media te Republikes se Shqiperise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje