Vetëm pak orë na ndajnë nga dueli historik mes Polonisë dhe Shqipërisë, aty ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e madhe për t’u afruar një hap më shumë me Botërorin 2026.
UEFA ka zbuluar listën e skuadrave dhe lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerëve për këtë sfidë, ndërsa shihet nga Sylvinho se tre lojtarë do ta ndjekin takimin nga tribuna.
Ai që bie më në sy është Jasir Asani, i cili thuajse tre vite më parë i tronditi portën polakëve me atë supergol në Tiranë, që na ndihmoi në kualifikimin për në Europianin e 2024-ës.
Dy futbollistët e tjerë që do t’i bashkohen Asanit në tribunë janë Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi.
Sfida do të startojë në orën 20:45.
Asani nuk eshte as per ta grumbulluar nuk eshte per tu cuditur..Qe te jesh futbollist per kombetaren duhet te kesh fizik ose te jesh talent.Asani as nje nga keto cilesi nuk ka ai eshte nje lojtar medioker beri nje gol kunder polonis dhe u be tirullar por asnjeher nuk e ka justifikuar besimin per ate fanel
Sakte
Cimi-Qimi Pse për peshëngritje duhet ai !!! Teknik është, të thanë me sallaken. Muci mos është më me shumë fizik !!!! Shko more Qim bëhu bu..Qim.