Pilo nuk është i vetmi, grekët irritohen me shqiptarët. Ja rastet e ngjashme

25 Mars 2026, 13:45Sport TEMA
Pilo nuk është i vetmi, grekët irritohen me shqiptarët. Ja

Stavro Pilo ishte një nga afrimet e reja në Kombëtare, duke frocuar në këtë mënyrë edhe më shumë krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku aktivizohet Mario Mitaj dhe deri më tani, alternativë ishte Naser Aliji. 

Mbrojtësi nga Finiqi, është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin grek, aty ku aktivizohet me AEK-un e Athinës së bashku me Thomas Strakoshën. Vendimi i Pilos për të luajtur me fanellën e Shqipërisë, ka ndarë në dy pjesë opinionin sportiv në vendin fqinj, ku të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur por njëkohësisht ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë qenë kundër këtij vendimi.

Zgjedhja e Shqipërisë, ka kthyer në Greqi hije nga e shkuara duke qenë se deri më tani, janë të shumtë lojtarët që kanë lindur dhe janë rritur në vendin helen e më pas kanë vendosur të luajnë për kuqezinjtë. Thomas Strakosha është padyshim një nga afrimet më të mëdha të Shqipërisë. Gardiani i AEK-ut u zhvillua në Greqi si lojtar, por sot mban veshur fanellën kuqezi duke qenë titullar me skuadrën tonë.

Mario Mitaj është një tjetër lojtar që ka vendosur të luajë për Shqipërinë, edhe pse është rritur si lojtar në Greqi dhe ka lindur atje. Të tjerë lojtarë shqiptarë që kanë lindur në Greqi dhe kanë zgjedhur Shqipërinë, janë edhe Enea Mihaj i lindur në Rodos, apo edhe Stivian Janku e Ardit Toli, të dy të lindur në Janinë por që aktualisht nuk janë pjesë e Shqipërisë. Të dy futbollistët aktivizohen në kampionatin shqiptar, ku Janku mban veshur fanellën e Flamurtarit ndërsa Toli atë të Teutës.

6 Komente

  1. K
    Ku na mblodhe moj kasolle

    Ministria sportit nuk ka forc tē plotsoj nevojat me futbollin, tenisin, basketbollin, boksin, jo mē me sporta tē tjera qē i shohim vetēm te shtete tjera, ndaj dhe na japin ndonjē tranjer futbolli, ndonjē skiatore Italiane apo ndonjē boksier Uzbek.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter

      Nazi greket edhe malsorin Mitaj e duan ta bejne grek?

      Përgjigjjuni
      1. N
        NO PASION

        STAVRO PILO ESHTE GREK PURO NGA FINIQI I SARANDES..ASHTU SIC JANE PURO SHQIPTAR LEONIDHA SABANIS(LUAN SHABANI)...MIRELA MANJANI...NIKO ZELIDHIS (XHELILI)..E SHUME TE TJERE..RISIA ESHTE SE NDERSA TRENDI ESHTE SE NGA GJITHE BOTA VENE E ZGJEDHIN TE LUAJNE PER GREQINE ...KY CUDITERISHT ZGJODHI SHQIPERINE...PRANDAJ KY DO NGELET NE HISTORINE BALLKANIKE SI NJE DJALE MODERN QE NUK HARROI VENDLINDJEN E PRINDERVE E TE GJYSHERVE TE TIJ PAMVARESISHT SE ORIGJINA E GJITHE FISIT ESHTE GREKE....THEM SE DO TE NGELET SI NJE MODEL SHEMBULLOR BALLKANIK PER FAKTIN SE THYEJTI NJE TABU KLASIKE NACIONALISTE BALLKANIKE ... DHE ZHVLEFTESOI RETORIKEN FALSE NACIONALISTE TE KOKENXEHTEVE MISTRECEVE TE BALLKANIT ...KY DJALE BERI TE SKUQEN TE GJITHE ATA QE MOHUAN VENDIN E LINDJES SE PRINDERVE PAMVARESISHT ORIGJINES...BRAVO...STAVROS...BRAVO SHQIPERIA MODERNE...(SIGURISHT PERVEC MARIN MEMES ..ELENI KOCAQIT E ARDIT BIDO...E CO...TE CILET DUHET TE HESHTIN PARA KETIJ MARGARITARI PAMVARESISHT KARRIERES FUTBOLLISTIKE)

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejku...

          Asnje irritim dhe nuk qendron kjo qe thote ky shkrim,kush jeton dhe ka jetuar ne Greqi e di shume mire qe ata nuk duan shqiptar ne kombetaren e tyre.Flas per tifozet qe e kane gati thirrjen ne stadium grek lind nuk behesh.

          Përgjigjjuni
          1. A
            AC/DC

            Po te kishte nje ftese nga kombetarja helene Stavro nuk do ishte menduar dy here. Prandaj zgjodhi albanistanin ashti si mitaj apo strakosha. Se ku e pate irritimin helen ju e dini. Nejse shpifja sport kombetar ne albanistan.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Mos u bëni mosmirënjohës o njerëz…. Në vitet ‘90, kur në Shqipëri, shteti ishte rrënuar, dhe fukarallëku ishte në kulm, ne, morëm malet dhe shkuam në Greqi…. Populli aty, na priti, na dhanë ushqim dhe rroba…. Ka patur nga shteti dhe rracizëm, por dhe ne, nuk u sollëm si “ëngjëj” atje… Shumë ndryshe është sot. Dhe ne kemi ndryshuar…. Brezi i ri, sot, është i shkolluar aty… Shkëlqejnë në shkolla, në sport e kudo….. Është e drejta e ç’do kujt, të jap kontributin e tij, aty ku ai ndihet më mirë…. Boll me nacionalizma të kota “ stadiumesh” …. Parrulla “ o sa mirë me qënë shqiptar”, tregohet në jetën e përditshme, dhe aty ne, vlejmë për tu dëshiruar, me sjelljet dhe veprimet tona….

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje