FOTOT: Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

25 Mars 2026, 10:55Sport TEMA
FOTOT: Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt

Ndaj Polonisë, nuk ishte një grumbullim i lehtë për Shqipërinë, kjo për shkak të disa mungesave të rëndësishme, por lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët e ftuar nga Sylvinho për këtë takim janë në dispozicion të trajnerit dhe në kushte të mira fizike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bëri me dije se në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Tiranë ekipi ishte i plotë pasi me grupin u bashkuan edhe tre lojtarët e fundit, Uzuni, Gripshi dhe Ylber Ramadani.

Këtë të mërkurë, ekipi përfaqësues udhëtoi drejt Varshavës, aty ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit zyrtare. Atmosfera në radhët e ekipit përfaqësues është shumë e mirë, me lojtarët dhe stafin që janë të bashkuar në këtë takim me historinë.

1 Komente

  1. P
    Pollogu ARBNOR

    PO KOMBËTARJA TJETËR, DARDANIA, NUK UDHËTOI, MBETI NË SHTËPI? ASNJË LAJM. KOMBËTARE JETIME. E TURPSHME NGA MEDIAT SHQIPTAREKJO HESHTJE. JO DËSHIRA, INTUITA - DARDANËT DO JENË BASHKË ME ILLYRIANËT NË BOTËROR. BAC, U KRYE, BAC!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje