Faza play-off e Kupës së Botës: Kombëtarja zhvillon stërvitjen e dytë në “Shtëpinë e Futbollit”, nesër udhëton drejt Polonisë

24 Mars 2026, 20:00Sport TEMA
Faza play-off e Kupës së Botës:  Kombëtarja zhvillon

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play-off të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se në stërvitjen e sotme ekipi ishte i plotë, pasi janë bashkuar edhe tre lojtarët e fundit, ndërkohë që të gjithë lojtarët ndodhen në gjendje të mirë fizike. Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde.

Ditën e nesërme, ekipi do të udhëtojë drejt Varshavës, ku në mbërritje do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp.

1 Komente

  1. P
    Pollogu ARBNOR

    ME KËMBË TË MBARË! jU SHTOFTË MBARËSIA e U/NA GËZOFSHI!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje