Gjykim anglez në Varshavë, Anthony Taylor vendos drejtësi në Poloni-Shqipëri

24 Mars 2026, 10:45Sport TEMA
Gjykim anglez në Varshavë, Anthony Taylor vendos drejtësi në

Anglezi i njohur Anthony Taylor do të gjykojë ndeshjen e Play-Off-it mes Polonisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Një gjyqtar i një niveli të lartë, me eksperiencë të gjatë, që mund të menaxhojë në mënyrën më të mirë një sfidë të kësaj natyre, ku luhen fatet e Botërorit 2026.

Taylor është i njohur për sportdashësit shqiptarë, pasi ka gjykuar në “Air Albania” edhe finalen e titullit mes Egnatias dhe Partizanit, ku rrogozhinasit fituan 1-0.

Asistentë të Taylor do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn. Anglezë do të jenë ata që do të jenë në sallën e VAR-it, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury. Arbitër i katërt do të jetë lituanezi Donatas Rumsas.

1 Komente

  1. A
    Anti

    Tani mund te them me bindje qe eleminohemi. Ky gjyqtar e jep shume lehte te verdhen apo penalltine mjafton nje kontakt I paperfillshem dhe mbaroi. Ishalla gabohem pasi edhe me ndonje tjeter nuk eshte se do kemi me shume shance. Duhet te mbrohemi mire pastaj te dale cte dale.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje