Fitore e pastër, Tirana nuk zhgënjen ndaj Vorës

22 Mars 2026, 17:10Sport TEMA
Fitore e pastër, Tirana nuk zhgënjen ndaj Vorës

Tirana mori një fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Vorës, në duelin direkt për qëndrimin në elitë.

Sfida e javës së 29-të, u zhbllokua nga një supergol i Alvarez në minutën e 13-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.


Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit shënuan edhe dy herë të tjera. Redon Xhixha realizoi dopietë në minutat 66 dhe 81, për të kompletuar fitoren e pastër.

Me këtë fitore, Tirana mban vendin e parafundit me 27 pikë, po aq sa edhe Vora e vendit të tetë.

Lini një Përgjigje