Fund dramatik! Bylis fiton “finalen” e mbijetesës, Flamurtari drejt Kategorisë së Parë

21 Mars 2026, 17:05Sport TEMA
Fund dramatik! Bylis fiton “finalen” e mbijetesës, Flamurtari

Bylis triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit, në duelin e javës së 29-të, pas një fundi dramatik.  

Ndeshja ishte shumë e luftuar, por u vendos pas 3 golave në fund


Përndrenca shfrytëzoi në maksimum një krosim nga e majta dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë, për t’i dhënë fitoren vendasve.

Këtë avantazh të minutës së 83-të, Bylis e ruajti deri në sekondat e fundit.  


Në minutën e 94-t, ishte Bintsouka, që shënoi golin e barazimit për Flamurtarin, duke krijuar idenë se ndeshja do të mbyllej barazim.

Tre minuta më vonë, Muric shënoi golin e dytë dhe të fitores për Bylisin.


Me këtë sukses, ballshiotët mbajnë vendin e shtatë me 30 pikë dhe shkëputen 6 pikë nga vendi i fundit, që mbahet nga Flamurtari.

Vlonjatët, me këtë disfatë, duken gjithnjë dhe më afër rënies në Kategorinë e Parë.

3 Komente

  1. V
    Vjosa

    Po mirë ore ,Ky Flamurtari ka gjithë ata profesora fitbolli që japim këshilla si të luaj kombëtarja dhe nuk japin një mendim për skuadrën e zëmrës së tyre. Shumë keq për profesor Vasilin e profesofr kushtën ,shikoni ore se po ju ikën ekipi zëmrës në Smokthinë në kategorinë e 7 të .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mani

      Ke të drejt Vjosa turp për Flamurtarin që është katandisur në këtë gjëndje.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Sa të jetë mafiozi Sinan Idriz nuk ka shanse për ekipin!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje