
Pas tetë muajsh Ernest Muçi do rikthehet në kombëtaren shqiptare të futbollit. Trajneri Sylvinho është bindur nga forma fantastike që fantazisti po kalon këtë sezon në Turqi, duke e bërë pjesë të listës së ekipit për ndeshjet që Shqipëria luan në fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
Në pesë muajt e fundit me fanellën e Trabzonsporit, Muçi ia ka dalë të shënojë 13 gola në 30 ndeshje, si dhe të asistojë në katër raste, duke u bërë idhulli i tifozëve të klubit turk, ndërsa Trabzonspori është në garë për trofeun e kampionit.
Pas tetë muajsh Muçi e gjen veten më të pjekur në fushë, por edhe jashtë saj, pasi gjatë kësaj kohe ai ka 'shënuar edhe golin e jetës', duke u bërë baba për herë të parë. Me shumë minuta në këmbë, paraqitje për t'u marrë shembull dhe gola, Muçi gjen një Kombëtare që ka nevojë për fantazi që do e dërgonin në finalet e Kupës së Botës 2026. Ka qenë klubi i Trabzonsporit që ka konfirmuar ftesën që Sylvinho ka dërguar për Muçin.
ANIS MEHMETI - Mësohet se edhe Anis Mehmeti ka marrë një ftesë nga trajneri Sylvinho, por ende nuk kemi një konfirmim, me brazilianin e stolit që do bëjë publike listën nesër në orën 10:00. Sulmuesi aktual i Ipswich në Angli, këtë sezon ka luajtur 42 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola dhe asistuar tetë herë me fanellat e Bristol City dhe Ipswich.
Shqipëria luan më 26 mars në Varshavë kundër Polonisë, sfidë e cila vlen për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë - Suedi, ndërsa finalja e play-off-it luhet më 31 mars (nëse kalon, Shqipëria luan sërish në udhëtim).

Na keni çare trapin me gjithe muçin …
Ja fut kot plako
Po pse cfar ke me Muçin ti
Tani qe erdhi Muci jo vetem do fitojme ne Poloni,por po shkuan ne Boteror them qe dalim Kampione Bote.Or Idioter Gazetare ne Shqipni:Keni muaj qe therrisni muci,Muci,Muci,sikur eshte Mesi.Muci eshte lojtar i zakonshem,ishte tek Legia luante nje ndeshje pastaj e dergonin tek ekipi i te rinjve.Erdhi tek Beshiktashi,nje Zhgenjim komplet oer aq sa u ble.Tani eshte ne Huazim,pse?Se eshte lojtar i madh,apo nje Zhgenjim.Eshte lontar me Fiksime ore Gazekare,po nuk luajti nje ndeshje fillon dhe qan si femije,aq e ka ,Tru Kalamoni si Broja.Pastaj ky Muci juaj ka 20 bdeshje ne Kombetare dhe ka bo 2 gola,atehere eshte faji Sylvinios per Ernesto Muci Mesi.Ma Vafancullo Idioter Gazekare ne Shqipni.
Ky e ka hallall se po luan dhe shenon ,njk e di sa rezultativ do jete me kombetaren por mos te harrojme se edhe Manaj na humbi nga radaret per nje kohe te gjate derisa u rikthye ne forme e u thirr prape .me habit qe kane thirrur Asanin pavarezisht prej kontributit te shkuar prej luftes ne Iran eshte praktikisht pa ekip .Kjo eshte ndeshje per jete a vdekje s’ka vend per eksperimente .