Polonia në kaos, Urban në telashe prej çështjes “Walukiewicz”

21 Mars 2026, 20:50Sport TEMA
Polonia në kaos, Urban në telashe prej çështjes

Kampi polak nuk është aspak i qetë pas shpalljes së listës nga ana e Jan Urban. Mungesa e mbrojtësit Sebastian Ëalukieëicz ka hapur shumë polemika mes shtypit polak dhe drejtuesve të kombëtares, të cilët janë munduar që të ulin krtikat duke treguar arsyen e këtij vendimi.

“Vitin e kaluar mbrojtësi nuk na u përgjigj ne telefon. Unë që në atë moment e mendova të mbyllur historinë e tij në kombëtare”, tha asistenti i Urban, Jacek Magiera.

Për shtypin polak mungesa e mbrojtësit, i cili aktivizihet në Serie A me ekipin Sassuolo-s, është një minus i madh për rivalët e radhës të Shqipërisë në takimet e paly-off të Botërorit 2026.

2 Komente

  1. H
    Hamleti

    na priftë e mbara nga prapështitë e polakëve

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Lerini keto lajme me tituj idjote. Qenka lajm bombe se nuk u mor ne kombetaren polake nje lojtar. Hajde pyka hajde. O Mero ku i ke gjetur keta gazekaret more aman?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje