Muçi në merkato, Trabzonspor synon t’a shesë 25 milionë euro

24 Mars 2026, 22:15Sport TEMA
Muçi në merkato, Trabzonspor synon t’a shesë 25

Lojtari i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vijon të jetë në qendër të vemendjes në Turqi, jo vetëm për shkak të paraqitjeve të tij por dhe për merkaton e verës e cila po afron.

Trabzonspor synon që t’a shesë sulmuesin shqiptar kundrejt një shifre të madhe që mund të shkojë tek 20-25 milionë euro.

Për të arritur këtë objektiv, Trabzonspori shpreson se do të favorizohet edhe nëse mesfushori me tipare sulmuese merr pjesë në Botëror me fanelën e kombëtares shqiptare.

Muçi është pjesë e kuqezinjve, që po përgatisin gjysmëfinalen e “play off” të Botërorit ndaj Polonisë. Dhe padyshim që Trabzoni ka arsye të fortë, që të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugëtim.

Po ashtu 25-vjeçari është monituar nga klube angleze gjatë kësaj kohe. Gjasat janë që nëse ruan të njëjtën performancë deri në përfundim të sezonit, merkato e verës do të sjellë lëvizje të bujshme.

1 Komente

  1. P
    Paco

    Respek per sportista me disipline dhe te talentuar ⭐️ suksese

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje