“Kjo është ndeshja më e rendësishme e historisë së futbollitt shqiptar”, Vata këshillon kuqezinjtë: Jemi Kombëtare e plagosur, por të tregohemi trima në fushë

25 Mars 2026, 13:15Sport TEMA
“Kjo është ndeshja më e rendësishme e historisë

Rudi Vata ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Mes’dritë” në “Vizion Plus”. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare kë thënë se ndeshja me Poloninë është përballja më e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar. Sipas tij, forma e dobët e lojtarëve tanë kryesorë, duhet të kompensohet me energjinë e duhur dhe me besimin në vetvete. Vata këshillon Kombëtaren që të mos pësojë gol benda 25 minutave të para, pavarësisht se polakët do ta nisin vrullshëm dhe me intensitet që nga minuta e parë.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e historisë së futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për një ndeshje e cila ne na jep edhe një shans tjetër. Është një ndeshje e rëndësisë së veçantë. Është ndeshje e përgjegjësisë shumë të madhe. Në jemi një Kombëtare që po rritemi si shtet dhe si Kombëtare. Momentalisht nuk kemi formën më të mirë të lojtarëve elitarë dhe me peshë. Bajrami te Gllasgou Rejnxhërsi nuk ka kaluar një sezon të mirë. Hysaj, kapiten dhe zv. kapiten, gjithashtu edhe ai te Lacio nuk ka marrë minutazhin e duhur. Asllani gjithashtu ka pasur defiçite. Broja, lojtari kryesor i sulmit. Lojtar te i cili i gjithë ekipi kombëtar ka pasur shpresa dhe ka pasur mendimin se mundej të na çonte në nivelet më të larta. Gjithashtu edhe ai nuk ka kaluar momente të mira këtë sezon te klubi i Bërnlit.

Jemi një Kombëtare pak a shumë e plagosur mund të them. Për këtë lloj ndeshje duhet një lloj energje e zgjedhur dhe shumë e fortë. Duhet shumë besim në vetvete dhe të jemi trima në fushë, sepse do të jetë një stadium i tejmbushur me tifozë polakë. Jam i bindur që polakët do të nisin ndeshjen me tempo të lartë dhe presion. 25 minutat e para janë shumë të rëndësishme, që skuadra të mos pësojë gol. Do të ishte fatale nëse do të pësonim në 25 minutat e para”, është shprehur Rudi Vata.

7 Komente

  1. T
    Teknike femēr pēr kombētaren

    Po tē ishte zhvilluar ndeshha nē Sgqipēri, dhe mund ta fitonim, por barrazimi me Andorēn, mē mirē tē mos bējm petulla me ujē.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liqeni

      Ndeshja me e rendesishme?! Nuk ka nevoje te teptohet me vleresime! Eshte nje ndeshje e rendesishme sa nje loje futbolli. Krejt miqesore, loje. Nuk eshte lufte e armatosur. Le te kenaqemi, duke uruar dhe gezuar nje fitore te mundshme te Kuq-e-Zinjve.????????

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Kanapari

        Nuk eshte ashtu. Keto jane ndeshje me eliminim direkt, nuk luhen per pike. Skuadra jone nuk ka çfare humb, do te guxoi, do te dale ne lojen e vet. Do te varet shume edhe nese trajneri do te beje zgjedhjet qe do te rezultojne me produktive ne lojen tone. Ne muajin Mars, skuadra jone ka marre rezultate pozitive, pasi forma fizike e lojtareve eshte e mire, do te ishte ndryshe sikur ndeshja te luhej ne fund te kampionatit. Mosaktivizimi i lojtareve me eksperience nuk ndikon shume, e rendesishme eshte te jene stervitur rregullisht. Mosaktivizimi lojtareve te rinj pa eksperience eshte problem, pasi futbollisti i ri bie shpejt nga forma fizike.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Polonia Fiton !

          Nuk ja deshiroje ! por mbajeni mend ! Polonia do fitoje ! Shqiptaret do te kthene me koke poshte ! nga humbja qe do te pesojne... Funjda fundit Futboll eshte !

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sander

            me koke poshte vetem ti dhe fisi jot Shqipetaret kure nuk jane me koke poshte por me dy koka lart fole per vete

            Përgjigjjuni
          2. P
            Polonia Fiton !

            Nuk ja deshiroje ! por mbajeni mend ! Polonia do fitoje ! Shqiptaret do te kthene me koke poshte ! nga humbja qe do te pesojne... Funjda fundit Futboll eshte !

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beju pozitiv

              Se mos ndodh e kunderta edhe ti iken me koken bosh pastaj

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje