Tifozat Kuq e Zi: Nuk do jemi në Varshavë, për FSHF-në rëndësi ka kush kalon nga dera e pasme

25 Mars 2026, 17:40Sport TEMA
Tifozat Kuq e Zi: Nuk do jemi në Varshavë, për FSHF-në

Nesër në orën 20:45 në "PGE Arena" të Varshavës luhet Poloni - Shqipëri, gjysmëfinalja play-off e vlefshme për Kupën e Botës 2026. Kombëtarja do ketë një mungesë të madhe në udhëtim dhe fjala është për grupimin e ultrasve 'Tifozat Kuq e Zi' (TKZ).

 

Këta të fundit kanë kundërshtuar haptazi bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët mes Shqipërisë dhe Serbisë (në fund UEFA e miratoi) dhe për protestat e shumta në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) janë përjashtuar nga stadiumi.

 

Në një reagim të fundit, TKZ i uron fat ekipit, por thotë se bileta për ta nuk ka, por ka për 'kompanitë turistike'. Sipas tyre 'kjo largësi nuk është zgjedhje… është “zgjidhja” e FSHF-së.'

 

Reagimi i plotë i Tifozave Kuq e Zi (TKZ):

 

Edhe këtë herë, tribunat nuk do jenë si gjithmonë…, jo sepse mungon dashuria për Kombëtaren, por sepse dikush ka vendosur me vetëdije ta heshtë zërin e saj më të zjarrtë. Sepse për Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka rëndësi kush e ndjen fanellën, rëndësi ka kush ka lidhje, kush është “i duhuri”, kush kalon nga dera e pasme. Zemra lihet mënjanë, shpërndahet vendi sipas interesit.

Bileta ka, gjithmonë ka. Ka për miqtë, për klientët, për turistët… Madje agjensionet turistike prej javësh kanë nisur ofertat promovuese për Varshavën, me paketë të gatshme që përfshin edhe biletën e ndeshjes.

Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë: ku i morën këto bileta? Pse për ata që e kanë mbajt këtë ekip gjallë, me zë e me shpirt, nuk ka!? Dhe le ta themi qartë, ky përjashtim nuk është rastësi. Është pasojë e qëndrimit tonë. Sepse ne nuk heshtëm. Sepse ne kundërshtuam hapur organizimin e Euro 2027 me Serbinë. Dhe sot, çmimi i asaj kundërshtie është ky, përjashtimi.

Por po harroni një gjë, stadiumi nuk është thjesht beton e karrige, është zë që shpërthen, është zemër që rreh fort, është zjarr që nuk fiket. Dhe këtë zjarr nuk mund ta kontrolloni me lista.

Këtë herë, nuk do mungojmë vetëm ne…, do mungojë atmosfera, do mungojë pesha e çdo brohoritjeje, do mungojë ajo ndjenjë që e bën Kombëtaren më shumë se një ekip. Dhe kur të bjerë ajo heshtje e ftohtë në tribunë, kur kënga të shuhet aty ku dikur digjej zjarr, atëherë do ta kuptoni: më shumë do të ndihet mungesa jonë, sesa do të vërehet prania juaj. Sepse ne nuk jemi dekor, sepse ne jemi zëri dhe zemra e kësaj Kombëtare. Dhe pa ne, ai stadium është thjesht beton.

Kombëtares i urojmë fitore, sepse fanella është mbi gjithçka, dhe kjo largësi nuk është zgjedhje… është “zgjidhja” e FSHF-së.

6 Komente

  1. t
    terroristat kuqezi

    keta jane ata qe bejne thirrje te ndaluara per vrasjen e serbeve dhe vjen puna per lufte ikin me vrap te gjithe. qellimi i tyre eshte te sabotojne shqiperine, ti prishin ndeshjet, imazhin, marredheniet e jashteme, turizmin. duhet te investigohen nga organet perkatese. nese jane kosovare t u ndalohet hyrja ne shqiperi nje here e mire

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jane te Saliut dhe XENIT

      Frikacake dhe provokatore, nje tentative e ulet per te ndyre mentalitetin guximtar por te permbajtur te shqiptareve, heres tjeter lejini te futen ne stadium dhe ti fusi policia nje dru te mire qe tu iki deshira te hidhen perpjete is kokoshka

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Mbeshtesim TKZ fshf eshte si mbetje e kohes se sali kermes

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuksjani qe jeton ne Tirane

          Luanesh, te sali kermes jane vetem tkz

          Përgjigjjuni
        2. K
          Krimi i Dukës

          E papranueshme që “ Duka i krimit” të mos i japë bileta tifozëve kuq e zi.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hila

            Duka i perfitimit don pare te thata e te jep bileten por ta shet sa frangu pulen, ndryshe harroje se shikon ndeshje ne sdadium, vec ne TV se edhe aty ka %. Duka u jep bileta njerezve per interesa te ngushta personale sidomos njerezve te drejtesis e deputeteve dashamires te tijt

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje