Dardanët kanë mbledhur forcat dhe janë rikthyer në fushën e blertë me energji duke shënuar golin e barazimit ndaj Sllovakisë. Ka qenë rikthen Fisnik Asllani i cili ka shënuar golin e dytë për Dardanët në minutën e 47′.
Asllani me një goditje me kokë thyu mbrojtjen e portierit vendas dhe ndezi festën për Dardanët. Sllovakia shënoi golin e dytë në minutat e fundit të pjesës së parë duke dalë në avantazh. Lukas Haraslin me një goditje jashtë zone arriti të mposhte mbrojtjen e Muric.
Sllovakia startoi ndeshjen me një gol që në minutat e para duke dalë në avantazh në minutën e 6′. Martin Valjent shënoi golin e parë të ndeshjes me kokë. Kosova më pas në minutën e 21′ barazoi rezultatin me Veldin Hoxhën. Me një goditje jashtë zone, Hoxha shënoi një super gol.
Lini një Përgjigje