Më pak se 2 orë nga ndeshja, Lewandowski e ka “ters” Shqipërinë, mediat polake ngrenë alarmin para duelit me kuqezinjtë

26 Mars 2026, 19:10Sport TEMA
Më pak se 2 orë nga ndeshja, Lewandowski e ka “ters”

Mbrëmja e së enjtes pritet të sjellë emocione të forta në PGE Narodowy, aty ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalet e play off-eve të Kupës së Botës.

Por, ndonëse statistikat historike janë në anën e vendasve, mediat polake, përfshirë “Super Express”, kanë ngritur alarmin për formën e liderit të tyre, Robert Lewandowski.

Kombëtarja polake ka një rekord mbresëlënës në këtë stadium, me 28 fitore, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje në 48 ndeshje.

Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me efektivitetin e sulmuesit kryesor. Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje ndaj Shqipërisë dhe nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në tre përballjet e fundit ndaj kuqezinjve.

Kjo statistikë ka shtuar pasigurinë në prag të një ndeshjeje vendimtare, ku pritet që kapiteni të bëjë diferencën.

Në Poloni, pritshmëritë janë gjithmonë të larta për sulmuesin e tyre kryesor, por këtë herë presioni duket edhe më i madh.

2 Komente

  1. S
    Safeti

    Ndeshja del dy me nji per polakët.jemi msu.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Safeti

      Po te kishit vene bast per rezultatin qe ju thashë ne fillim do fitonit .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje