Muslija shënon në minutën e 60′, “çmenduri” në Sllovaki: Kosova kalon në avantazh

26 Mars 2026, 22:08Sport TEMA
Muslija shënon në minutën e 60′,

Kosova ka përmbysur gjithçka në Bratislavë, duke shënuar golin e tretë dhe duke kaluar në avantazh në një ndeshje spektakolare ndaj Sllovakisë.

Ishte minuta e 60′ kur Florent Muslija gjeti rrugën e rrjetës, duke ndezur entuziazmin e “Dardanëve” dhe tifozëve të pranishëm në stadium. Pas një aksioni të shpejtë dhe të mirëorganizuar, Muslija finalizoi saktë, duke përmbysur rezultatin në favor të Kosovës.

Ndeshja ka marrë ritëm të çmendur, me raste të shumta dhe emocione të forta nga të dyja skuadrat, por momentalisht është Kosova ajo që ka marrë kontrollin dhe po i afrohet një fitoreje të madhe.

Me këtë gol, shpresat për kualifikim rriten ndjeshëm për “Dardanët”, të cilët po tregojnë karakter dhe vendosmëri në një përballje vendimtare.

Lini një Përgjigje