Humbja me Poloninë në Varshavë me përmbysje 1-2 la një shije të hidhur në mbarë opinionin publik sportiv shqiptar, për mënyrën se si rrodhën aksionet brenda 90 minutave.
Goli i pjesës së parë shënuar nga Arbër Hoxha nuk ishte mjaftueshëm për kuqezinjtë, të cilët “u dorëzuan” pas rikthimit të çmendur të polakëve që morën avantazhin në harkun e 10 minutave, falë Lewandowskit dhe Zielinskit.
Rastet e shpërdoruara dhe lënia e hapësirave në prapavijë ndikuan në këtë takim. Dy mundësi të pashfrytëzuara nga Nedim Bajrami dhe Stavro Pilo, të cilët nuk gjetën rrugën e rrjetës shumë fare pranë portës së mbrojtur nga Kamil Grabara.
Bajrami kishte shansin e shkëlqyer për ta çuar rezultatin në favorin e Shqipërisë në 2-0, përpara se sulmuesi i Barcelonës të godiste saktë një top të ardhur nga rivënia këndore, duke mposhtur kështu portierin Strakosha në një dalje të nxituar.
Po ashtu, edhe mbrojtësi i ri i kombëtares, i cili bëri dhe debutimin me skuadrën në minutën e 68-të pasi zëvendësoi autorin e golit të vetëm, Hoxhën, shpërdoroi një tjetër aksion të shkëlqyer. I shërbyer nga Armando Broja, Pilo goditi drejt portës, por topi u ndal mes këmbëve të portierit duke frenuar kështu dhe festën për golin e avantazhit.
Supergoli i shënuar nga mesfushori Zielinskit vulosi gjithçka duke i dhënë polakëve kualifikimin drejt finales, aty ku do të përballen me Suedinë që mposhti 3-1 Ukrainën në transfertë. Finalja e “play-off” do të luhet më 31 mars në stadiumin "Friends Arena".
I gjithë faji i Duka i Krimit Trajneri, si ka mundësi që luanë akoma Hysa, Bajrami, Pilo edhe në stol, Muçi, Broja, Memeti Pajaziti, Balliu, po ky matuf trajner duhet të shpallet Non Grada !
Hamendesoje qe edhe nonji cik pazar eshte bere dje..Nuk rri Duka pa fut duart...Nje supozim eshte , mos e merrni 100% te vertet.
Suedezi Gyökeres do të vendosi përsëri maskën e tij për tu hakmarrë ndaj maskës së Lewandowskit!
Nedim Bajrami gaboi shume ne ate rast te paster per gol ndersa Stavro Pilos mund tja falim si ndeshja e pare me kombetaren. Keto na kushtuan humbjen pa harruar gabimet e Strakoshes. Muci dhe Broja duhej te hynin me pare ne loje dhe jo vetem 10 minutat e fundit.
Bajrami ishte komplet zgjidhje e gabuar e Silvinjos. Lojtar qe nuk preferohet as si rezerve tek Rangers. Ndersa portier me te keq se Strakosha kemi pasur vetem Ujaknin. Per Bajramin ka alternativa,per Strakoshen per fat te keq akoma jo.