“Ky ishte një formacion kontrate”, Ruci shfryn ndaj Silvinjos: Me Brojën ose Muçin titullar sot do të ishim të kualifikuar

27 Mars 2026, 22:20Sport TEMA
“Ky ishte një formacion kontrate”, Ruci shfryn ndaj Silvinjos:

Kombëtarja shqiptare u largua me një humbje 2-1 nga Varshava. Polakët fituan gjysmëfinalen e “play off”-it, duke ndërprerë ëndrrën kuqezi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Vasil Ruci ka mbetur i zhgënyer me trajnerin Silvinjo.

Ish-lojtari i njohur i Flamurtarit ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”, ku ka shprehur kritikat e tij për trajnerin brazilian. Sipas Rucit, nëse Broja ose Muçi do të luanin nga minuta e parë në sulm, atëherë sot Shqipëria do të ishte e kualifikuar.

“Ky ishte më shumë formacion kontrate se sa formacion suksesi. Pra nëse do të humbas, do të justifikohem me humbjen. Një trajner me guxim duhet të mendonte që kjo ndeshje nuk fitohet vetëm duke u mbrojtur. Ndeshja fitohet gjithmonë me sulmues cilësorë që dinë të shënojnë para portës.

Nëse në atë pozicion do të kishim një lojtar tjetër, Brojën ose Muçin, ne sot do të ishim të kualifikuar”, është shprehur Vasil Ruci.

13 Komente

  1. L
    Lefter Lefteri

    Cthua bre kompetent.. Mandi I NISHTULLES nuk ka minuta në këmbë..

    Përgjigjjuni
    1. p
      pollogu

      BROJA, 30 MIN. BAJRAMI DELJA E ZEZË. KUJTONI VETËM SERBINË. ISHIM NË AVANTAZH 1 - O , DEL I VETMUAR. SIGUROJMË FITOREN, 2 - 0, VUAJTJA VAZHDON. VIJE POLONIA, RAST EDHE MË I REALIZUESHËM. HUQ DELJA E ZEZË. NDËSHKOHEMI. MENDONI HASANIN NË TË NJËJTIN POZICION SI BAJRAMI DHE PILO. ME LEHTËSI GODISTE. SILVINJO SOLID SI TRAJNER, POR I BLLOKUAR NË FIKSIMET - BAJRAMI KUDO

      Përgjigjjuni
    2. 1
      17 nentori.

      Po kete vet kur luante me Flamurtarin dhe ishte ne forme duke shenuar super gola,ne kombetare nuk e grumbullonin.Kur e grumbullonin nuk e fusnin para Koles apo Minges.Ishin zgjedhje te trajnerit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti

        Na ke care trapin gjithe kete kohe o kopetent na e bere Mucin Messi a thua se mungesa e tij na hoqi kualifikimin. O tutkun nuk ishte e nevojshme cdo gje po shkonte ne menyre perfekte nuk po sulmonim ne por ata ishim ne ne pritje dhe gabimi skandaloz I mbrojtesit polak na futi ne loje pastaj kur ai Baromi donte te cante rrjeten coi dem gjithe mundin e ndeshjes gjera qe ndodhin . Nuk behet analiza me sikur eshte hera pare qe na jepet mundesia dhe ate na I ka dhene ky trajner dhe me pozitivja eshte se ai nuk ju pjerdh dhe ben shume mire jeni ca pordhace qe me kombetaren sidomos ti nuk ke ndonje pershtypje sepse ishit ekip per te rritur golaverazhin e kryesuesit te grupit ne eliminatore.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejku...

          Te dhjefsha ty me gjithe Sylvinhon qe e mbron,trajneri I vetem ne bote qe luan me lojtar rezervash dhe jashte forme ne klubet e tyre dhe zevendesimet i ben pas minutes 80.Le ne stol Mehmetin lojtarin me te mire dhe me ne forme qe ka Shqiperia sot per sot,Ramadanin qe luan cdo ndeshje ne Seria A.asnje nga vellezerit Shpendi si grumbullon fare,dhe mer Bajramat Uzunat Nasirat Asanat qe se dim as se ku luajne

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anti

            Shko o gomar je tamam si Shvejku. Cfare prisje ne Poloni golin si e bere pate ndonje merite? Gafe skandaloze e mbrojtesit dhe gjithe kohes duke u mbrojtur ku qendron problemi ketu kur ndeshja po shkonte sipas asaj qe donim kur tjetri humbet rastin e jetes cfare duhet te beje trajneri Silvinjo te hyje vete? Trap zalli se i ke bere nje gol Barcelones nuk te ben me te mencur sidomos me ate pamjen me floket qe dyshin e conte tek shtata per te mbuluar koken e zbathur. Kush tjeter te ka cuar ne keto nivele qe te luash per kualifikim nuk ka rendesi me ka luajtur rezultatet I kane dhene te drejte. Dy edicione te eliminatoreve eshte kualifikuar cfare kerkon kampion Evrope nuk del dot me elementet qe ke pike.

            Përgjigjjuni
        2. M
          Muci, prozator

          ik or lab kar, ju gjithe te zgjuar jeni, brojen burnley nuk e fut ne formacion sepse eshte per toke

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kadriu

            Si ne te gjithe boten,edhe tek ne,çdo njeri eshte trajner futbolli,por kur je edhe ish futbollist e del neper media,atehere je "super expert" per futbollin.Lereni keto budallalliqet qe po te kishte fut ate e heq ate do bejshim nomin.Trajneri ka idete e veta,stilin e lojes,pergatitjen e ekipit etj etj..Silvinjo, ne tersi,ka bere mire.Mos beni si qen,jepini hakun siç e meriton Pavarsisht humbjes me Polonine,e mbyllem me koken lart.Ti urojme suksese Silvinjos,kudo ku te shkoje,sepse ishte profesionist,puntor, e correct me te gjithe.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iso

              Cfare lidhje ka trajneri? Ekipi luajti shume mire por ishim te pafat.Dy raste te pastra do te kishte perfunduar loja.Golat e polinise edhe per fajin e portierit.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bashkim

                Ndeshjen e humbi portjeri

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Shqiperia luajti mire. Në futbull dikush humb e dikush fiton. Si ekip mbrojtja jonë është shumë ma e mirë se reparti i sulmit. Të lush në sulm kur nuk ke lojtarë goli është e sigurtë humbja. Strakosha gaboi gjithshtu dhe mbrojtësi polak gaboi kjo është futbolli, goli i dytë i polakëve ishte i pashmangshëm

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjosa

                    Vasil ! di gjë, kan marë ndonjë lekë këta tanët në Polon? Këtë na thuaj ti dhe lëri ato filozofit e tua prej gjasme specialisti.Pse ke luajtur nuk është e thënë të gjykosh një trajne si në rastin e Silvinjos.Trajner nuk bëhet kushdo sepse duhet të kesh të dhëna të lindura dhe pastaj edhe njohuri.Mjeshtri PANO është i pa zvëndësueshm si lojtar por trajner nuk bëhej .Edhe ti ke bërë ca gola tek Flamurtari por kjo nuk të bën trajner ,sepse ti je dallaverexhi ,bastexhi dhe shet djersën e shokve për 5 lekë.Edhe Rutakovi ka luajtur me Flmurtarin por ai në ndryshim nga ti ishte për të ngrënë makarona gjithë ditën ,por edhe ai jep mendime se ka luajtur me Flamurtarin.NJË PYETJE PËR TY VASIL; MORE TI NDONJË KAMPIONAT KOMBËTAR NË KOHËN TËNDE? MORE KOQET E RUTAKOVIT.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tifozi plak

                      Degjoni plakun .me dhemb zemra qe e them po nuk kemi ekip per boteror .po te shkonim me kete ekip hollanda e japonia do na hanin dreket pasi nuku kemi kondicion fizik te vrapojme ne pike te vapes .Sylvinjo ka bere mire me keta lojtare qe ka .nashi qendrimi ivtij varet nga ambiciet nese do te shkoje me lart si trsiner i duhen lojtare te mire qe Shqiperia si ka e si rrjedhoje i duhet ekip tjater .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje