Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

27 Mars 2026, 20:35Sport TEMA
Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars.

Dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale). Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe është gati për të lindur.

1 Komente

  1. L
    Le të flejn gjumë 4 vite në vijim

    Ndeshja Poloni-Shqipëri, e vetmja ndeshje që s'duhet të ishte humbur. U nënvlersua nga tekniku, lojtarët, por jo nga kundërshtarët,politika dhe tifozët.Do vazhdojm dhe 4 vite në vënd numëro për të arritur aty ku ishim mbrëm.,duke shpenzuar qindra miliona euro dhe pasiguri për rezultat pritshmërie.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje