Taulant Seferi gjen sërish rrugën e rrjetës, e ardhmja arabe në pikëpyetje

23 Dhjetor 2023, 19:21Sport TEMA
Taulant Seferi gjen sërish rrugën e rrjetës, e ardhmja arabe

Taulant Seferi ka gjetur një tjetër gol me ekipin e tij Bani Yas në kampionatin arab të futbollit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit ndaj Ittihad Kalba  në atë që mund të jetë ndeshja e fundit për të në aventurën arabe.

Seferit i përfundon huazimi me mbylljen e vitit 2023 dhe vazhdon kontrata me Vorskla Poltava në Ukrainë.

Mbetet për t’u parë nëse huazimi do të rinovohet, apo do të kthehet të luajë në elitën e futbollit ukrainas.

Lini një Përgjigje