U turpëruan nga një ekip amator, drejtuesit e klubit historik u kthejnë paratë e biletave tifozëve

23 Dhjetor 2023, 10:18Sport TEMA
U turpëruan nga një ekip amator, drejtuesit e klubit historik u

Ajax do të rimbursojë paratë e shpenzuara nga tifozët për biletat për ndeshjen kundër USV Hercules, të cilën gjigantët e Amsterdamit e humbën duke u eliminuar papritur nga Kupa e Holandës.

“Ishte një dështim i madh nga ana e ekipit dhe klubi ndan dhimbjen e kësaj ndeshjeje me tifozët. Na vjen turp”, thuhet në një shënim të dërguar nga Ajax për tifozët që kanë udhëtuar drejt Utrehtit për të parë skuadrën e eliminuar nga gara nga një ekip amator, që luan në kategorinë e 4-t të futbollit holandez.

Kjo ishte hera e parë, në më shumë se 120 vjet histori, që Ajaxi eliminohet nga një ekip amator nga Kupa e Holandës.

Në fund të ndeshjes, René van der Krooij, trajneri i USV Hercules, foli plot zhgënjim për qëndrimin e kundërshtarëve.

“A e dini sa njerëz nga Ajaxi më kanë uruar pas ndeshjes? Zero! E kuptoj që lojtarët janë në siklet dhe nuk e bëjnë këtë, por jo një person në ekipin teknik apo drejtues… Është e trishtueshme të vish nga një klub kaq i madh dhe të mos kesh minimumin e respektit”, tha ai.

2 Komente

  1. T
    Tifoz i Ajaksit

    Me gjithmend turp për një ekip të madh siç është AJAKSI por gjithçka ndodh me këto skketinat!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Holanda dhe shume shtete nderojne Historine dhe Mithollogjine Greke. Ajaksi ishte Heroi Greke ne Troas. U.S.V Iraklis (Herkules) eshte ne Nder te Heroit Mithologjime me te Madh Perendimore.You Falemi-Nderit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje