Tebas mirëpret Mbappenë: Është burim rritjeje për futbollin tonë

22 Maj 2024, 16:23Sport TEMA
Tebas mirëpret Mbappenë: Është burim rritjeje për

Javier Tebas mirëpret Kylian Mbappéne në Spanjë. “Ylli” francez do të largohet nga Paris Saint-Germain më 30 qershor si lojtar i lirë dhe është gati të bashkohet me Realin e Madridit.

Presidenti i La Ligas foli për gazetën franceze “Le Parisien”, duke u fokusuar te sulmuesi:

“Jam plotësisht i bindur që Kylian Mbappé do të vijë te Reali i Madridit. Mendoj se me 99% se ai do të jetë atje sezonin e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë të përparojmë dhe pa dyshim që ardhja e Kylian Mbappésë është një burim për ne, për të vazhduar të rritemi.

Lojtarët e mëdhenj nuk janë çelësi i vetëm i suksesit të një kampionati, siç mendojnë shpesh tifozët apo mediat. Cristiano Ronaldo, për shembull, u transferua në Serinë A dhe kampionati nuk shpërtheu. Paris Saint-Germain kishte Messin, Neymar dhe Mbappé dhe Ligue 1 nuk pati shumë sukses në kohën e tyre. Ne vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të përparojmë”.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Ore bajge keto miliona qe bleni jevgj jepini per bamiresi per te varferit dhe shtepite e te moshuareve. Po me akademine e futbollit te Realit cfare behet, apo talentet spanjolle i hidhni ne plehra?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje