Tensioni në Kombëtare, ja prapaskenat e “tradhtisë” së Bajramit. Duka që hesht për mandatin e 7-të

4 Shtator 2025, 16:05Sport TEMA
Tensioni në Kombëtare, ja prapaskenat e “tradhtisë”

Largimi i Adrian Bajramit nuk ishte i pari dhe me gjasë nuk do të jetë as i fundit. Ata që luajnë “me dy porta” kanë vite që përfitojnë nga ofertat prej kombëtareve të tjera.

Përjashto Roland Gërçaliun, Granit Xhakën, Gjerdan Shaqirin, Blerim Xhemailin apo ndonjë tjetër që ka qenë i sinqertë kur ka thënë se “zgjodhën kombëtare të huaja për motive familjare”, të tjerët, në një mënyrë apo një tjetër, kanë dashur gjithmonë të përfitojnë.

Rasti emblematik ishte ai i Adnad Jonuzajt, që mbajti pezull tifozët shqiptarë për muaj me radhë. Më pas Sotir Nini, Panajot (Gjergji) Kone, Stefano Kapinos, Fjorin Durmishaj, Andrea Tato dhe së fundmi Adrian Bajrami.

Por çfarë ka ndryshe rasti i mbrojtësit 23-vjeçar në pronësi të Benfikës? Atë që FSHF nuk e thotë në këmbim të heshtjes së lojtarit?

VNA ka zbuluar se Bajrami, ndryshe nga disa prej të lartpërmendurve që morën ftesa por nuk veshën kurrë fanellën kuqezi, ai ka luajtur në tre takime miqësore. Por për sa kohë ndeshjet nuk kanë qenë zyrtare, FIFA ka lënë mundësinë që lojtarët të ndryshojnë ekipin. Gjithnjë me një miratim nga federata e parë, në këtë rast Shqipëria.

FSHF dhe Sylvinho nuk “e dogjën” lojtarin duke e aktivizuar qoftë edhe një minutë në ndeshje kualifikuese. Madje federata, e cila “çuditërisht” nuk ka ndërmend të bëhet pengesë për kalimin e tij te Zvicra. Pse? Sepse situata është mjaft e tensionuar në kampin kuqezi.

Sylvinho ka një raport të tensionuar edhe me mbrojtësin tjetër, Enea Mihaj, të cilin e neglizhon vazhdimisht. Nëse do të kishte edhe një përplasje me Bajramin dhe kjo do të bëhej publike në këtë moment delikat të fushatës kualifikuese, natyrisht do të ndikonte në ekip.

Duhet thënë se shpresat për kualifikim në Botëror janë të pakta dhe një polemikë brenda kampit kuqezi ia prish rehatinë Dukës. Për shumë arsye. Ai do të kërkojë mandatin e 7-të në krye të federatës.

Zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF janë vitin e ardhshëm dhe, në një klimë ku Armand Duka është në përplasje të ashpër me tifozët kuqezi, me një skuadër kombëtare që ka pak shanse të kualifikohet në Botëror, me kampionatin kombëtar ku thërret kiameti dhe me një raport të paparashikueshëm me Edi Ramën, nuk i duhet një polemikë që mund ta tensionojë edhe më shumë situatën.

Ndaj edhe FSHF nuk do ta pengojë, madje as nuk replikon me Bajramin. Ndërsa Sylvinho i lejon vetes që të thotë se “këto gjëra ndodhin edhe në Brazil”. Dikush t’i thotë që Brazili shkon çdo edicion në finalet e Botërorit, ndërsa Shqipëria nuk e ka bërë kurrë pothuajse në 100 vite. Prandaj nuk e kemi luksin të humbim lojtarë që luajnë te Benfika…(VNA)

10 Komente

  1. B
    Bato

    Merreni me sportivitet! Futbolli, si biznes qe eshte, i ka dyert hapur ku lojtari zgjedh te kaloje, madje dhe trajnere e shefa e shohin si biznes. Vetem tifozi budalla e sheh ne planin e ngjyrave dhe dinjitetit Kombetar!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi budalla

      O Bato vllai mire qe eshte katandisur biznes se e kemi marre vesh po biznes per ke ta marrim vesh se spo kuptojme gje!!!? Biznes me dhe për lekët e shqiptarëve apo biznes për pronën private të Mandit???

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Biznes eshte per lojtaret qe luajne me klubet, por jo kur luajne per kombetaren. Atij sportisti qe thirret ne kombetare i behet nder dhe jo e kunderta. Me kujtohet kur David Beckham u demtua para kampionatit boteror dhe filloi te qante me te madhe pasi humbi rastin per te veshur edhe njehere fanellen e kombetares angleze. Te tille lojtare na duhen dhe jo matrapazet qe e ruajne kombateren tone si alternative te dyte. Nuk kane rendesi se kualifikohemi apo jo. E rendesishme eshte qe djemte ta ndjejne pergjegjesine qe ju jep veshja e uniformes se perfaqesueses tone.

        Përgjigjjuni
    2. M
      Morava

      Kot e ke ngatërruar kaq thellë o gazetar. Adrian Bajrami priti tre vjet për të luajtur në formacion por nuk e bëri dot. Ndoshta e kuptoi dhe vetë që do ta kishte shumë të vështirë t’ju zinte vëndin jo vetm këtyre që luajnë por edhe atyre që po vijne nga poshtë. Ai është një lojtar cilësor dhe mirë do të ishte të qëndronte me ne por mos harrojmë se futbolli është profesioni me të cilin ai do të sigurojë veten dhe familjen . Ka dhe ai të drejtë të veprojë si çdo njeri me profesionin e vet.Le t’i urojmë fat dhe të mos ngatërrohemi me hamëndje tipike shqiptare që vetëm na vështirësojnë punët për të ardhmen.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujdes me preshin

        Shkrim disi tendencioz. Pa dyshim që Duka nuk duhet të zgjidhet përsëri. Por për Bajrramin nuk ka faj. Kush nuk do të lozi me kombëtaren, nuk e ka krenari, le të shkojë të lozë ku të dojë. Duhet kuptuar që shqiptarët e lindur në vend të huaj i takojnë 60% vendit të lindjes, ku janë rritur, shkolluar dhe edukuar dhe vetëm 40 për qind Shqipërisê. Të mos harrojmë se jemi vend i vogêl dhe i parëndësishëm. Prandaj kujdes me preshin.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hajro Ciniu, ekonomist dhe bizesmen ne Kanada

          Ti e caktove perqindjen se me ke duhet the luaj nje futbollist o presh qe e mban ne byth edhe Kroacia vend i vogel eshte biles ne kete bote ka me shume shqiptar se kroat po ata dalin edhe ne finale te boterorit se pavarsisht se ku lindin rriten dhe formohen si futbollist zgjedhin gjithmon vendin e tyre Kroacin si kombetare.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Duka ne mandatin e 7 eshte lajm. Normal qe nuk vjen te luaje per kombetaren Shqiptare.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Une shof qe shume shkrime behen per lojtaret e kombetares, disa qe mund te afrohen dhe gati qe te gjithe i ngrejne dhe i bejne yje, kjo eshte nje tendence e keqe, sepse pastaj kur arrijne dhe ne kombetare jane krejt ndryshe nga ajo se si perahkruhen nga media, faji eshte gjithmone per ate lloj mediash i trajnerit, kushdo qofte ai,.... pse se thirri kete pse nuk e futi ate, nuk marrin parasysh qe ç'do trajner te jete, do fusi ne fushe vetem 11, dhe ata qe i japin garanci ideve te tij, kjo ndodh kudo dhe per kedo. Nuk eshte e lehte ashtu si e bejme ne, te besh komisarin teknik te nje kombetare. Mund te ndryshosh trajner dhe Mihaj psh, te japi me shume dhe ndoshta na duket super yll, por mund te ndodhi qe ne te njejten kohe,ky trajneri tjeter nuk e shef Brojen apo Bajramin apo Manajn apo Asllanin si shef Mihajn, e ndonje tjeter mund ti pershtatet me keq nje trajneri se sa nje tjetri. Te ishte aq e lehte mjaftonte te zgjidhje nje trajner, me te mirin ne bote dhe dilje kampion, por nuk eshte keshtu, edhe ata qe kane super yje, kane veshtiresi te bjene nje skuader qe funksionon ne menyre te perkryer dhe fituese, sepse ka nje shumellojshmeri arsyesh qe ndikojne ne forminin e nje skuadre, dhe koha e vendi ti ndryshon ato arsye gjithnje, po ashtu edhe te formacionit te asaj ne nje ndeshje, dhe ne nuk jemi imune nga keto shkaqe, aq me keq qe nuk kemi super yje futbolli. Ne ç'do vend ku ka shqiptare do te kete futbolliste qe do ikin e do shkojne diku tjeter, te gjithe do shofin karrieren, e do shkojne atje ku mund ta ndihmojne te beje kartiere me te mire. Si Lorik Cana jane te rralle, prandaj me pare beheni te ndergjegjeshem me kete fenomen, me pare do jemi te qete e do i metabolizojme me lehte keto "tradhetite" si Bajrami.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifozi plak

              Urime djalit, kudo qe te luaje. Kerkoi shancet te Shqiperia, ju mbyllen dyert ( me apo pa te drejte - askush nuk mund ta gjykoje) Shkoi te provoje fatin diku tjeter. Normal fare. Nuk ka vend per fjalen "tradheti", qofte dhe ne thonjeza...Pse nuk shani dhe Xhaken apo Shaqirin per tradheti ? Eshte koha te mburremi me sukseset e tyre.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vl

                Nuk egziston as 1 lojtar i yni qe te ket refuzuar ndonje kombetare tjeter pikeeeee Kush thot ky apo ai thjesht genjen veten.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje