Thomas Strakosha po i çmend të gjithë, po përjeton kulmin e karrierës, tani i frikshëm edhe nga 11 metrat

21 Shkurt 2026, 10:16Sport TEMA
Thomas Strakosha po i çmend të gjithë, po përjeton kulmin

Thomas Strakosha po i çmend të gjithë! Padyshim që ky mund të quhet si sezoni më i mirë i karrierës së shqiptarit. Luhatje të madhe ka pasur në karrierën e tij, por në të kaluarën ka pasur edhe momente të tjera të mira si në kohën kur ishte pjesë e Lacios.

Megjithatë në gjithë kohën e shkuar Strakosha kishte një pikë të dobët, penalltitë.

Nga 11-metrat, Strakosha ishte gjithmonë “jashtë loje” duke shfaqur mungesë të madhe të nuhatjes me topin që shkonte në njërin krahë dhe Strakoshën në tjetrin.

Shumë më ndryshe nga Etrit Berisha që pritjen e penalltive e kishte një pikë të fortë. Aktualisht Strakosha ka pritur 3 penallti në elitën e Greqisë vetëm në këtë sezon dhe kjo është arritja e tij më e madhe, ndërsa nëse numërojmë dhe pritjen e penalltisë me Shqipërisë me rastin e humbur nga Ikanuieks, shkon në 4 penallti të pritura.

Në të shkuarën Strakosha kishte arritur të priste vetëm një penallti në një sezon, ndërsa tani numëron katër penallti të pritura në një sezon.

Në total Strakosha ka pritur 8 penallti dhe në 63 raste të tjera është mposhtur nga 11-metrat. Dhe ky është një sinjal fantastik, gardiani i Shqipërisë po bëhet i pakalueshëm edhe nga penalltia. 

4 Komente

  1. D
    Dak

    Thone qe ne Eladha nuk ka vend ne spitalet psikiatrike sepse jane cmendur gjysma e grekeqireve sipas ketij gazetar leshit Na cate trapin me keto lajme

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Sakte. Nga 71 penallti ka pritur vetem 8, dicka ke 11%. Nuk eshte keq, por as mire. Ka portiere qe perqindjen ne pritjen e penalltive e kane shume me te larte duke filluar nga Berisha.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Erdogan

      Youve Genitcereve u shkon ta quani Tom dhe jo Thomas te birin e Fotos (Ndricim shqip) nga fshati Dhrimadhes shperngulur ne Tep-Eleni (Keshtjella e Elenit turqisht). Jo per gje por duket sikur eshte Greke nga Epiri i Pirros dhe Jeorgios Kastriotis. Ckane hequr kauret e persecutuar nga you me tituj (title angl) Vezire,Pasha,Bej,Aga,Hoxhe,Dervish,Muhip etj! Nuk kishin as te drejta prone,as karriere,asgje po nuk ndryshonin Identitetin Greke Orthodhokse,po nuk ishin pjese e Administrates Osmane. Cfare ti besh Fuqive te Medha qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @Erdoganis

        Perandori Justiniani e fshiu nga historia emrin Ellines dhe e zevendesoi me Romioi. Ne kohen e Justinianit ne shekullin 6. Emri Helen ishte i barabart me pagan. Dhe paganet u persekutuan nga peradoria romake. Arberoret nuk u persekutan nga Perandori jon Iliro-Dardan dhe ruajten gjuhen dhe identitetin e Arberit. Arvaniti u be filogrek dhe harroj gjuhen e Arberit me deshiren e vet shume vone ne shekullin 20. Pra jeni bere filogrek bashk me romioin filogrek. Arvaniti dhe romioi kan nje gje te perbashket asnjeri prej tyre nuk mund te shpjegojn emrin e persekutuar Ellines ne gjuhen greke. ___________________________________________________________________________________ Katallaves re romioi philhelene fake ellines wannabe. Aq shume sa mund te behen bulgaret sot "maqedonas" mund te behet edhe romioi bashk me arvanitet sot "grek" ne republiken filogreke te athines.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje