Armando Broja mungon edhe ndaj Chelsea-t, trajneri Parker shpjegon problemin e sulmuesit shqiptar

19 Shkurt 2026, 20:10Sport TEMA
Armando Broja mungon edhe ndaj Chelsea-t, trajneri Parker shpjegon problemin e

Sulmuesi i Burnley-t, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj ish-klubit të tij, Chelsea. Trajneri i ‘Clarets’, Scott Parker, konfirmoi se 24-vjeçari ka një problem fizik që ka vazhduar disa javë dhe që kërkon ndërhyrje të lehtë, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e tij këtë fundjavë.

“Për të qenë të ndershëm, ai ka pasur një çështje që ka zgjatur disa javë dhe kemi ndërhyrë pak,” tha Parker. “Shpresojmë që të rikuperojë brenda disa javësh, por sigurisht që këtë fundjavë nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen.”

Problemi i Brojës shqetëson edhe stafin e Kombëtares Shqiptare, duke ditur se në fund të marsit luhen ndeshjet play off të Botërorit dhe prania e Brojës në skuadër është e domosdoshme.

Në fjalët e Parket kuptohet deri në  fillim të muajit të ardhshëm Broja do ta ketë kaluar problemin që ka. Edhe tifozët shqiptarë kryqëzojnë gishtat për sulmuesin kuqezi, i cili shihet si shpresa e madhe në sulm në ndeshjen me Poloninë, e nëse kualifikohemi, me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

2 Komente

  1. L
    Lani

    Na jepni lajm kur të jetë pa probleme se me probleme është gjithnjë. Nuk është faj i tij por ju mediet është mirë të merreni edhe me lojtarët e tjerë të kombëtares se ata na kanë bërë punë deri më sot

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Talentin e kemi parë dhe vlerësuar por mbi të gjitha është shëndeti. Mendimi im është që duke qenë akoma i ri, ky më mirë t'i futet ndonji shkolle dhe të jetojë pa probleme. Në fund të fundit, para ka fituar mjaft.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje