Çfarë po ndodhë me Armando Brojën? Zbulohet kërkesa e sulmuesit që “shtang” edhe Sylvinhon

18 Shkurt 2026, 10:22Sport TEMA
Çfarë po ndodhë me Armando Brojën? Zbulohet kërkesa e

Armando Broja nuk rezulton prej 2 javësh në listën e Burnley në ndeshjet e fundit, saktësisht ndaj Crystal Palace në kampionat dhe ndaj Mansfield në FA Cup. Klubi anglez ende nuk ka dhënë një arsye për këtë mungesë, teksa tashmë mësohet se çfarë po ndodh me sulmuesin shqiptar.

Sipas një postimi nga “Albania football” në platformën “X” bëhet me dije se lideri i Kombëtares shqiptare ka probleme fizike. Broja ka ndjerë dhimbje gjatë një momenti vrapimi dhe menjëherë ka vënë në “alarm” stafin e anglezve.

24-vjeçari i ka kërkuar klubit anglez që ta lejojë të një një trajtim të veçantë në mënyrë që të kalojë këtë problem që ndjen dhe të jetë gati për duelet që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, saktësisht në “Play-Off” ndaj Polonisë.

Një situatë që shqetëson pa masë edhe Sylvinhon, i cili vihet në “alarm” për gjendjen e Brojës. Por nga ana tjetër sulmuesi pritet të marrë gjithë ngarkesën e duhur për t’u rikuperuar në kohë dhe për të qenë “on-top” për sfidën e 26 marsit.  Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, teksa te Kombëtarja “kryqëzojnë gishtat” për të.

15 Komente

  1. E
    Esi

    po ca lideri eshte ai ja fusni kot.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ky lojtar vetem me fuqine qe ka dhe shpejtesine e justifikon vendin e tij. Te tjeret me 1:65 si gaforre kurrsesi nuk mund te bejne ate qe ben Broja. Eshte lojatr qe shtyn mbrojtjen dhe prish aftesine mbrojtese te kundershtarit ndaj dhe anglezet e mbajne ne fushe. Uroj te rikuperohet sa me shpejt se pa kete ne sulm mesufusha me breke neper kembe dhe pa asnje lojtar kreativ dhe me qendrueshmeri fizike keq jane shpresat. Nuk luhet futboll me lakra dhe duke ndenjur ne stol.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Etniku pa kompromis

      Lider qe nuk luan asnjehere vetem tek ne shihen.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Po ca alarmi, une theme eshte lajmi i mire

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neri

          Lereni djalin te qete. Broja, pak nga pak do kap formen dhe do dhuroj spektakel.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Nuk ka pse chen ne kombetare nuk ka ndeshje....

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhezo Smokthina

              Ky djalë ka probleme psikologjike. Ka shpallur veten (ose e kanë shpallur) " i talentuar", gjenë me mëndjen e tij një skuadër që i korrespondon talentit të tij dhe për t'a merituar nuk bënë asgjë. Nëse ai nuk bindet për të mos e konsideruar më veten të sëmurë e të ankohet si qaramanë, por të stërvitet me intensitetin e domosdoshëm që kërkohet në Premier League, ka për t'u shuar si qiriri dhe nuk do të merret në konsideratë nga askush. Për dreq, flet dhe shumë, (si çdo mysliman shkodran) sikur edhe mburret pak, gjë që mund t'a bëjë të pakëndshëm me shokët e skuadrës. Edhe pse mund t'na vijë keq për të, ai duhet të burrërohet, sepse futbolli sot kërkon djem të fortë, me zëmër, në shumë aspekte futbolli i sotëm është aq luftarak sa çdo ditë e më shumë po i ngjanë futbollit amerikan.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shvejku...

                Ik o plak matuf merru andej nga politika me bufin dhe palloshin u bere ti te komentosh Brojen.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhezo Smokthina

                  Si është e mundur, që një individ si ty, i cili duket e ka nevojë shpirtërore të fyej pa tjetër dikë, shkonë dhe zgjedh për nickname "Shvejku..."? Unë e kam lexuar Shvejkun ndoshta nja tre apo katër herë. Shvejku ka një mëndje brilante dhe shpirt të dlirë, kurrë nuk fyen bashkëbiseduesin, është model i një mëndje të shëndosh. Bënë shaka dhe është argëtues me shokët e kompanisë, tallet dhe vë në lojë idiotësitë e jetës ushtarake, ngacmon pa të keq huqet e ndokujt, por të fyej, aq më tepër një të moshuar, kurrë nuk gjenë një rast të tillë në të dy volumet e romanit. Ndaj them, me këtë që ke bërë ndaj meje, më e pakta është që nuk e meriton emrin e ndritur të Shvejkut!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shvejku me ngjyra!

                    Je tamam Shvejk. Dmth një idiot. Broja është lojtari më i dobët i kombëtares. E kishte mirë Reja që nuk e fuste në lojë. Në qoftë se Silvinjo e grumbullon, kjo tregon që nuk është trajneri i duhur.

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  Pensionisti ishfutbollist

                  Muci e Manaj jane lojtare qe bejne diferencen ne sulm per shqiptaret.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tosi

                    Do behet futbollist kur te futemi ne Europ.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iso

                      Broja =kale i ngordhur! Resultati koleksion demtimesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Njeri

                        Ar.Broja duhet të pershtatet me ate menyren e lojes që bahet nga ekipi tij duke u munduar të jet ma pozicional edhe kur vjen luan me kombtaren, një video analist me trajnerat e ndonji ish futbollist që ka luajt sulmues mund e do kishte ndihmuar shumë në rastin e tij . Gjithsesi urojm që të rikthehet në formen e shumëpritur që të na japin kenaqsi , neve si tifoza kuq e zi.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fusha e futbollit

                          Armando Broja ky pseudotalent mediatik sportiv ku nje ndeshje nuk e ka perfunduar si ne Angli edhe me Kombetaren Shqipetare.Ketij pseudotalenti i kam sygjeruar gjithnje qe i vetmi futboll sot ku mund te haje buke eshte kampionti Italian qe renditet nje vend perpara atij Shqipetar.Anglia do te bluash fushen me minimalisht 12 km ne fushe e ky del ng fusha me 4 km per 90 min.Ndaj lojtar se Broja gjen ne çdo ekip te kategorise se dyte e te trete te çdo kampionati ne Europe e gjetke.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje