Panathinaikos – strehë sportive dhe identitet

17 Shkurt 2026, 15:55Sport TEMA

Panathinaikos – strehë sportive dhe identitet

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Tre klube kam në jetën time sportive. U linda me Vllazninë, u burrërova me Panathinaikosin dhe u përfaqësova me dinjitet në elitën botërore me AC Milan.. Janë tre dashuri që nuk ndahen dot, as për nga ndjenja, as për nga pesha historike që mbajnë në vendet e tyre përkatëse. Por sot dua të ndalem te Panathinaikos. Klubi i parë që simpatizova në Greqi dhe që hyri shumë shpejt në zemrën time.

E kisha njohur që në mesin e viteve ’80, kur me Dimitris Saravakos nxori jashtë Europës Juventus-in e Michel Platini-t. Aty u lidh për herë të parë emri i Panathinaikosit me botën time sportive. Më pas do të kthehej në skuadrën që do ta ndiqja hap pas hapi, sepse Athina u bë shtëpia ime e dytë, ashtu si për gjysmë milioni shqiptarë të tjerë. Arsyeja pse e dua kaq shumë Panathinaikosin është e thjeshtë dhe e rrallë, se është i vetmi klub elitar grek që nuk e ka përzier kurrë sportin me politikën.

U dashurova sepse nuk u rreshtua kurrë në anën e gabuar të historisë. Në një Ballkan ku futbolli shpesh u kthye në zgjatim të nacionalizmit, urrejtjes dhe propagandës, Panathinaikos zgjodhi të heshtë, dhe kjo heshtje ishte më dinjitoze se çdo pankartë. Në vitet e errëta të luftërave jugosllave, kur klubet greke krijonin “vëllazëri” me ekipe serbe, kur stadiumet shndërroheshin në mitingje politike dhe flamujt bëheshin më të rëndësishëm se loja, Panathinaikos nuk e bëri kurrë këtë, pra nuk u përlye. Nuk ngriti simbole. Nuk bëri aleanca. Nuk e shiti futbollin për ideologji.

Pse nuk e bëri, nuk e mësova asnjëherë. Për shqiptarët e Greqisë, kjo nuk ishte detaj, por ishte mbijetesë morale. Kjo mjaftoi që Panathinaikosi të kthehej në strehën e tyre emocionale. Panathinaikos ishte klubi europian që kishte guxuar të ëndërronte deri në finalen e Wembley-t, përballë Ajax-it të Johan Cruyff. Një klub që nuk kishte nevojë të bërtiste nacionalizëm për të ndjerë madhështi. Dhe pikërisht për këtë,për peshën e historisë që kishte, Panathinaikosi u bë strehë për shqiptarët që jetonin në një shoqëri ku fjala “emigrant” përdorej si fyerje.

Kulmi i kësaj dashurie u arrit kur në përbërjen e Panathinaikosit u aktivizua shqiptari i parë dhe i suksesshëm, Bledar Kola. Për disa vite ai u kthye në simbol dhe lider të ekipit, falë organizimit të lojës dhe prirjeve të tij sulmuese. Bledar Kola ishte një shqiptar, një lider që se kishin njohur me pare stadiumet greke, dhe për ne shqiptarët ishte krenari. Një futbollist që nuk kërkoi mëshirë, por imponoi respekt. Kur tribuna e Gate 13 thërriste "Është i çmendur shqiptari"(“Einai trelos o Alvanos”), nuk ishte racizëm. Ishte përmbysje e stereotipit, ishte shqiptari që nuk fshihej më por që kishte fuqi për të mposhtur kundërshtarët,aq më tepër kur e bënte këtë ndaj rivalëve të përjetshëm. Ishte krenari ta shihje Bledarin në kulmin e karrierës, si në klub ashtu edhe në Kombëtare.

Panathinaikos – strehë sportive dhe identitet

Një nga momentet e paharruara mbetet përballja me Gjermaninë e Oliver Kahn-it. Dashuria jonë për Panathinaikosin mori kuptim më të thellë, se brenda tij na përfaqësonte një shqiptar i nivelit të lartë. Ishte një periudhë e vështirë për shqiptarët. Nacionalizmi, paragjykimi dhe përbuzja ishin të përditshme. Monizmi na kishte nxjerrë në dyert e botës si “dele e zezë”. Sporti ishte një nga mënyrat e pakta për të treguar vlerë dhe për të krijuar krenari kolektive. Jo me parrulla, por me anë të performancë si ajo e Bladar Kolës dhe e Fotis Strakoshës, etjerë që ishin argumenti më i fortë kundër përbuzjes. Në fillim të mijëvjeçarit të ri, për mua gjithçka ndryshoi. Panathinaikos nuk ishte më vetëm skuadra që dashuroja, por edhe vendi im i punës.

Panathinaikos – strehë sportive dhe identitet

Për afro dhjetë vite e ndoqa si gazetar. Nga shkallët e tifozëve kalova në tribunën e shtypit, përballë fushës së blertë dhe elektrizimit të një stadiumi të tërë. Falë Panathinaikosit të Giorgos Karagounis, Takis Fyssas, Angelios Basinas dhe Giourkas Seitaridis, stadiumet e Europës u kthyen në vendin tim të punës për të njohur litarët e botës. Ishte skuadra më brilante që kishte nxjerrë Greqia ndonjëherë, ishte boshti i Kombëtares që çmendi botën me triumfin në Euro 2004 në Portugali. Kjo karrierë më dha mundësinë të intervistoja edhe yje botërore si Kaká i Milanit, Bekam, Pirlo, Rui Kosta etj. Në konferenca shtypi me trajnerë si Alex Ferguson, José Mourinho, Arsène Wenger, Klaudio Ranieri, Otto Rehhagel etj, u bëra më i njohur tek kolegët grekë dhe të huaj, ku në disa kisha për të nxjerë edhe lajm. Sporti në Greqi ishte i organizuar, fitimprurës dhe masiv.

Stadiumet ishin plot, biletat të shitura muaj më parë dhe gazeta të shitura. Asnjë sukses sportiv nuk ekziston me tribuna bosh. Athina ishte shembulli i kundërt. Të gjitha këto i shkruaj për t’ia dedikuar Panathinaikosit të madh, strehës sportive të shqiptarëve që zgjodhën Greqinë si atdhe të dytë. Një klub që na pranoi pa kushte, si të barabartë, pa provokime dhe pa flirtuar kurrë me figurat më të errëta të Ballkanit. Dhe për këtë, Panathinaikos mbetet jo vetëm klub, por identitet dhe mirënjohje.

 

4 Komente

  1. K
    Klimax

    U dashurove sepse nuk u rreshtua kurrë në anën e gabuar të historisë?!!! Ekipi që mbështetej totalisht nga diktatura ushtarake (1967-1974)?!!! Në qoftëse nuk është periudha më e zezë e historisë së Greqisë së pas luftës, atëhere kush është?!!! Po shqiptarët ç'lidhje kanë në këtë mes kur në të gjitha ekipet greke aktivizohen me dhjetra shqiptarë dhe respektohen si gjithë lojtarët e tjerë si tek AEK, Olympiacos, PAOK, etj, etj. Nuk e kuptoj përse bëhesh kaq qesharak kur përpiqesh të lidhësh sportin me politikën dhe aq më keq të akuzosh qëllimisht këto ekipe profesioniste të niveleve europiane si anti-shqiptare!!!!! Stadiumet e Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera janë të mbushura me sportdashësit e ekipeve të tyre të zemrës, midis tyre me mijëra shqiptarë, por ndryshe nga ty, ata janë të dashuruar vetëm me ngjyrat e ekipit që përkrahin dhe jo me ngjyrat e politikës apo të mentalitetit ballkanik që ti fantazon për të futur urrejtje edhe atje ku nuk ekziston!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bobi

      Plotesisht dakord me Klimax! Te kujtojme se kush eshte Panathinaikosi... Skuadra e vetme ne Greqi qe luajti ndeshje miqesore me nazistet, SS-te! Ekipi qe vajti ne finalen e Wembley ne 1971 perballe Ajaksit pasi diktatura ushtarake bleu ndeshjen e gjysemfinales nga jugosllavet (luanin ndaj Crvena Zvezdes). Si i tha ambasadori jugosllav ne greqisht te kulluar, Dhespines, bashkeshortes se diktatorit, Jorgo Papadhopulos? "Mos kini merak, e paguat dhe do e merrni ndeshjen!" Ekipi qe kur nuk lejoheshe ne Greqi blerja e lojtareve te huaj, beri me letra fallco, greke lojtare disa argjentinas qe nuk e dinin fare se c'eshte Greqia! Te flasim per parat dhe plumbat qe jepnin tek arbitrat te fshehura ne lule? Per premtimin qe i dhane hungarezeve te Honved qe do blejne lojtare nga ata me cmim dyfish te tregut nese i linin te fitonin? Apo per palltot me push qe jepnin per dhurate tek lojtaret dhe stafi i Dinamo Kievit? Gjithe skuadrat e medha greke jane lavatrice te mafias greke, huliganet e tyre pjesetare te mafias dhe spaciatore te rendomte dhe nuk kane si te jene krenari per asnje njeri normal!

      Përgjigjjuni
      1. f
        fatja

        Doni me per BELULIN...............Dhe emri i tij eshte FOTO STRAKOSHA dhe JO Fotis...........

        Përgjigjjuni
        1. R
          ROCKARIS PATRIDHIAS

          Po çfare merreni me kete provincial, nga ata qe i ka culufet ne ball... PRA DERR KATNARI, qe i fillon shkrimet me kooperativa, baba kryetar kooperative ... I DASHUR nga populli etj etj, ler pastaj qe ka qene edhe i "PERSEKUTUAR". Shkrim pa lidhje dhe nuk e kuptoj pse duhen publikuar keto [email protected] qe shkruan ky idiot, ka te drejte vetem nese i ka paguar keto shkrime qe ti shkruhet ëmri dhe vendi ku ndodhet, New York, atehere ndryshon puna). NUK BLEHET HISTORIA ME LEK.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje