FOTO/ Krah Modriçit dhe Lokatelit, mesfushori i Kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

17 Shkurt 2026, 14:35Sport TEMA

FOTO/ Krah Modriçit dhe Lokatelit, mesfushori i Kombëtares shqiptare

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani shkëlqeu në ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A, duke shënuar golin e dytë në fitoren e Leçes 0-2 në transfertë ndaj Kaljarit.

Goli i tij erdhi në minutën e 76-të pas një gjuajtjeje të fuqishme nga jashtë zone dhe me një diagonale nga e majta në shtyllën e parë, mposhti portierin Kaprile, duke dyfishuar shifrat.

Falë golit dhe performancës së tij, Ramadani është zgjedhur në formacionin e javës në Serinë A. Krah tij janë yjet e Milanit si Luka Modriç dhe kapiteni i Juventusit, Manuel Lokateli.

29-vjeçari u vlerësua me notën e lartë 8.3.

FOTO/ Krah Modriçit dhe Lokatelit, mesfushori i Kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje