Vllaznia ka mundur 2-1 Elbasanin në ndeshjen e Superiores.
Balaj realizoi në minutën e 24-të, duke dërguar në festë tifozërinë shkodrane. Elbasani vendosi ekuilibrat me Boye, në minutën e 80-të.
Dodaj i dhuroi 3 pikë ekipit të Martinit, me golin e tij në të 90-tën.
Vllaznia kryeson me 48 pikë, 5 më shumë se Egnatia. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 24-t.
Takimi Vllaznia Elbasani nën drejtimin e gjygjtarit DODAJ përfundoi 2-1 me golin e shënuar nga DODAJ me dorë në min.94.
Nuk e kuptoni pse u lejua goli me dore vllaznise dhe nuk ndihet federata,apo do ti benin qefin vllaznise qe te votonte per Duken.25 vjet president futbolli ?!..
Por më skandalozi ishte rasti kur Lleshi triblon dhe 2 sulmues të elbasanit ishin përballë portierit. Rezultati ishte 1-1 dhe ishte fundi i ndeshjes që mund të kalonte në favor të elbasanit. Arbitri fërshëllen me shumë vonesë për një faull të paqenë të Lleshit, kur e pa që rezultati mund të ndryshonte. Pas 2 minutash Vllaznia nuk zbaton një fair play dhe fiton një korne ku pastaj vllaznia shënon gol me dorë me futbollistin DODAJ , gol i konfirmuar dhe nga gjygjtari DODAJ.Kështu e pash ndeshjen si tifoz asnjanës.
Faulli i paqenë i dhënë ndaj Lleshit do ta conte ndeshjen në 2-1 për elbasanin. Dhe besoj se aty mbaronte takimi pasi kishin ngelur vetëm 3 min. nga përfundimi i shtesës. Sektori më i korruptuar që po shkatërron futbollin është ai i arbitrimit nën drejtimin e Jarecit.