Partizani triumfon 2-0 në derbin e kryeqytetit të mbajtur në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për “Abissnet Superiore”. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste shënimi. Me kalimin e minutave, të kuqtë shtuan presionin dhe realizuan dy gola në pjesën e parë, me Sidibe dhe Isgandarli, duke ndëshkuar kështu bardheblutë.
Ekipi i Nuhiut u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë golit por nuk ia doli dot që të futej në lojë. Pavarësisht mundësive, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.
Partizani feston 3 pikët në derbi dhe shkon në kuotën e 33 të tillave, në vendin e pestë. Komplikohet edhe më shumë mbijetesa për Tiranën, që e sheh veten në vendin e tetë me 21 pikë.
Trajneri i Tiranes u kujtua per trajnerllik kur kishte ngrene dy gola!
per trajnerllik?!
Fjala “derby” la kuptim ne londer, madrid, Milano ….jo ne tirane me ekipe qe te hapin barkun. Na keni çare tr..n derby dhe derby ,