Një ndeshje spektakolare dhe plot polemika në javën e 25-të të Serie A, ku Inter triumfoi 3-2 ndaj Juventus falë një goli në minutën e 90-të nga Piotr Zielinski.
Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të, kur një krosim i Luis Henrique u devijua në mënyrë fatkeqe nga Andrea Cambiaso, duke mposhtur portierin Michele Di Gregorio.
Mbrojtësi bardhezi reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të barazoi shifrat, duke finalizuar një asist të Weston McKennie.
Pjesa e parë prodhoi tension maksimal. Interi goditi dy herë shtyllën, ndërsa në minutën e 42-të erdhi episodi më i diskutueshëm i sfidës: Pierre Kalulu, i ndëshkuar më herët me karton të verdhë, u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje ndaj Alessandro Bastoni, vendim që shkaktoi protesta të forta pasi pamjet lanë dyshime për kontaktin. Me VAR-in që nuk ndërhyri, Juventusi mbeti me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë.
Epërsia numerike u shfrytëzua nga Interi në minutën e 76-të, kur Sebastiano Esposito shënoi me kokë pas një tjetër asistimi të Federico Dimarco.
Megjithatë, bardhezinjtë nuk u dorëzuan. Në minutën e 83-të, Manuel Locatelli realizoi një gol të bukur me të djathtën, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke rikthyer emocionet.
Kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim, në minutën e 90-të Zielinski lëshoi një goditje të saktë nga jashtë zone, që përfundoi në rrjetë dhe shpërtheu festën në “San Siro”.
Me këtë fitore, Interi shkëputet në +8 pikë nga Milani në renditje, ndërsa Juventusi del nga fusha me kokën lart për rezistencën në inferioritet numerik, por i mposhtur në sekondat e fundit në një derbi që pritet të diskutohet gjatë për episodin e kartonit të kuq.
Kisha kohe që nuk e shihja seria A, dhe sot që e pashe u zhgenjeva përsëri. Ato qe bente dikur Juvja me arbitrat, sot i bën Interi. Ne vend që të dilte Bastoni me karton te kuq, doli Kalulu. Aq me shume që edhe kartoni i pare i Kalulut nuk ekzistonte. Vari trapin i thonë kësaj. Hajde shih Seria A pas këtij superskandali.
Bën mirë mos të shohësh më futboll se nuk ia ke haberin.
Kur unë e shikoja Seria A , ti shikoje ndeshjet e kategorise se tretê ne Shqipëri. Atëhere më thuaj ishte karton i verdhe apo jo?!?
Turi lere tifosllikun nuk ishte per karton te verdhe biles duhej ndeshkuar ai tjetri qe u egzaltua pas kraheve. Ne keto raste nuk nderhyn sistemi var ky eshte gabimi sepse jepet vendimi direkt dhe nuk korrigjohet por dhe nje here kartoni I kuq nuk ishte.