Ambasada amerikane në Tiranë thirrje tifozëve për vizat e Kupa e Botës FIFA 2026

13 Shkurt 2026, 22:20Sport TEMA
Ambasada amerikane në Tiranë thirrje tifozëve për vizat e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që planifikojnë të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026™ në SHBA, të aplikojnë sa më parë për vizën amerikane.

"Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumentacionin e duhur të udhëtimit për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni SOT! Nuk keni pse të prisni derisa të keni blerë biletat për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026™ për të aplikuar për vizë.

Ne lëshojmë viza vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara. Vizitoni https://al.usembassy.gov/fifa-world-cup-26/ për të filluar aplikimin tuaj", thuhet ne njoftimin e ambasades.

1 Komente

  1. V
    Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

    Le te shkoje Sali Kerma te shohe ndeshjet bashke me Karminen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje