Nations League, Silvinjo: Grup i vështirë, por për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026

12 Shkurt 2026, 21:50Sport TEMA
Nations League, Silvinjo: Grup i vështirë, por për momentin jemi

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel, që e pozicionoi Shqipërinë në Grupin C1, përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.

Megjithatë, pavarësisht shortit dhe kundërshtarëve të përcaktuar, fokusi i kuqezinjve mbetet te sfida më e afërt dhe më e rëndësishme, ndeshjet e fazës play-off të Botërorit 2026. Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u ndal te rëndësia e momentit aktual dhe përqendrimi i skuadrës.

“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë, zgjat praktikisht dy-tre muaj. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një kompeticion i bukur. Kemi parë këtu shumë skuadra të forta.

Dhe pastaj, për ne nuk është e lehtë të mendojmë edhe për Nations League, pra të arrijmë në atë moment, sepse ne e kemi mendjen prej rreth një muaji e gjysmë duke punuar për play-off-et. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por sigurisht… tani presim që të vijë momenti i duhur. Një grup gjithmonë shumë i vështirë, por në këtë moment e kemi mendjen te play-off-i i marsit” – tha trajneri Silvinjo për fshf.org.

2 Komente

  1. S
    Specialist football

    O Silva fut Manajn se ai bie në byth sa e prek...e ke të zgjidhme

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejku...

      Ka te drejte Sylvinho eshte grupi me i veshtire me ekipe te klasit boteror sidomos me San Marinon skemi asnje shans as per barazim.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje