Partizani hodhi një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, pasi fitoi në transfertë përballë Elbasanit në sfidën e parë çerekfinale me rezultatin 0-1.
Ndeshja u vendos nga një penallti e kontestuar nga vendasit, por pamjet filmike tregojnë një tjetër realitet. Në momentin e kontaktit, ndërhyrja ndaj Xhuliano Skukës ndodh qartësisht brenda zonës, duke i mohuar sulmuesit mundësinë e shënimit.
Vendimi i arbitrit u konfirmua edhe nga dhoma e VAR-it, ndërsa specialistë të futbollit e cilësuan 11-metërshin si 100% të saktë.
Pavarësisht kësaj, polemikat vijuan edhe jashtë fushës. Në debat u përfshi edhe deputeti i PS, Adi Qose, i cili me deklarata populiste tentoi të vërë në dyshim vendimin.
Megjithatë, pamjet janë kokëforta dhe flasin qartë, duke rrëzuar çdo përpjekje për shtrembërim të së vërtetës.
Madje, moviola nxjerr në pah edhe një episod tjetër të diskutueshëm në pjesën e parë, këtë herë në dëm të Partizanit.
Siç shihet në video, një ndërhyrje e mbrojtësit vendas ndaj sulmuesit Toma brenda zonës duket flagrante, por penalltia nuk u akordua.
Klubi i kuq zgjodhi të respektojë vendimin e arbitrit, pa krijuar zhurmë.
Ndaj në këtë mënyrë moviola flet qartë dhe i jep fund çdo alibie: vendimi ishte i drejtë.
Të tjerat janë thjesht interpretime jashtë vijave të fushës.(Fatjon Baze - TemA)
deputet hajvan ishte penallti e sakt
Ik mer legen a thu i mbarut hallet e popullit dhe ju ka ngel me u mor me moviola futbolli ju qr
Penallti neto
Faulli filloj jasht zone por e vazhdoj dhe ne zon Deri sa e rrezoi 11meteresh safi
Ajo eshte penallti 100% sepse faulli filloj jashte zone por vazhdoj deri brenda zones
Une jam sportdashes i Elbasanit jo i Partizanit por ishte Penallti e paster dhe karton i kuq per mbrojtesin sepse faulli perfundoi brenda zones nese mbrojtesi e ndal ne vend ish karton i kuq si mbrojtes i fundit po kur faulli vazhdon vendimi merret ku parfundon Traineri i Elbasanit e meritoi kartonin e kuq per mua ishte edhe mbajtja e tomes penallti.
Ky e knaqi kadastren e beri shume me keq sec ishte e bon dhe deputet kte hu gardhi tani na qenka kthyer specialist futbolli. Sa aplikime le ne zyre pa i kthyer pergjigje qytetareve se bashku me ato topograft e tu qe smarin vesh fare nga hartogrfia por eshte tamom sikur keni mar ne pune copa m....., na falni per shprehjen.
Faulli ka filluar jashte zones dhe ka vazhduar dhe ne zone.Rregullorja e percakton qe faull jepet aty ku fillon ne rastin konkret jashte zones pra nuk eshte penallti
Lereni deputetin ai eshte tifoz me skuadren e tij por shikoni mire qe nuk eshte penallti .Edhe gomari I fshatit e shikon dhe e merr vesh qe nuk eshte
Po, e morem vesh.... qe qenke gomar kur thua "nuk eshte penallti".
E sigurtë eshte qe ti je Arti-st
Faulli fillon jashtë zonës së rreptësisë.Kjo duket ashiqare.Nuk ka rëndësi ku është rrëzuar lojtari,megjithëse rrëzimi i tij është nga vetë lojtari meqenëse e ka parë që humbi kontrollin e topit.Nuk është penallti!
kapja nga bluza pra faulli fillon jashte zone totalisht o qorrat e temes tek seconda e 4 e videos duket qartesisht .........ca dreqin flisni ,ku ka mberritur ai vend qe tenton ti thote te bardhes e zeze ...........
Zakonisht zhurma behet me pretekstin ku filloi pengimi,por aty lojtari i te kuqve ka rezistuar gati dy meter brenda zonës dhe padyshim penallti me karton te kuq
Duet pare se cfare thote regullorja. Faulli, pra mbajtja nga fanella per te mos e lene te ece perpara, duket qe eshte jashte zone, por mbajtja nga fanella ka vazhduar edhe brenda zones se reptesise. Me shume nuk di.
Po keni rast konkret o njerez Liverpul-Siti,e terhoqi zvarre deri afer portes nuk dha penallti por carton I kuq si lojtar I fundit kjo se faulli filloj jashte zone pra nuk ishte penAllti.
I nderuar. Te ndeshja e City me Liverpool: Haaland u terhoq nga Szoboszlai,por kur topi po shkonte drejt rrjetes Haaland a ndaloi Szoboszlain qe te mberrinte te topi qe me siguri do t'a kapte pa hyre ne rrjete. Meqe topi hyri ne rrjete edhe nuk ju dha mundesia per t'a ndaluar u ndoq rregulli qe Ku ndodhi faulli dhe si lojtar I fundit doli me te kuqe. Per mua rasti nuk eshte I njejte. Penaltia mund edhe te mos jepej,por insitimi I lojtarit te Elbasanit te vazhdonte kapjen nga bluze u gjykua si penallti edhe pengim I nje mundesie goli per lojtarin e Partizanit. Thejsht gjyqtari ndoqi rregulloren.
Interpretimi shoku fillon tek terheqja pra nisi jashte zone per ate behet i gjithe debati,dmth kur filloi terheqja. Sigurisht nuk eshte e njejta por filloj jashte zone ndryshe do ishte penallti jo karton I kuq,edhe ne kete rast filloi jashte zone po ta veresh me kujdes humbi kontrolin e topit dhe u rrezua.
Populli merret me sportin - Hajdutet merren me leket e popullit.
Te dyja rastet jane penallti te pa diskutushme. Vendimi I arbitrave per mos dhenien e penalltise ne favor te Partizanit eshte gabim I rrende. Eshte I barabarte me veprimet e pa justifikuara te deputetit.
Arbitri dhe pastaj var duhet të ndalojnë gabimin që kur nis ndryshe s’ka kuptim nocioni i gabimit
Ishte thjesht nje ndeshje, pse i duhet dhënë kaq rëndesi? Merret deputeti ne media ishte apo nuk ishte! Edhe po të mos ishte, keto gabime janë njerëzore dhe pa qëllim të keq. Po shkelen me këmbë milona € dhe po mbrohet shkelësi me lloj lloj marifetesh! Rastësisht u gjetën mijra € te fshehura te shtëpia e pastrueses se sekretares ministrit, e merrni vesh ç’bëhet? Dhe ai ministër sot jep leksione ndershmërie
Ndërhyrja e gabuar ka filluar jashtë zonës së 16m, duke e frenuar brenda zonës. Nuk është penallti
O gazetar taljanoo, ça dmth "moviola", o taljanoo..
Ore ky buzë qumështi ,mos e di që po bone deputet i di të gjitha.. rri ore bëj detyrën tënde e mos e kruejj me gjethe fiku ,ose të paktën lexo ligjin se dhe loja e futbollit ka ligjet e veta (lexo pikën 12) e cila në interpretim konfirmon 100% penallti .Kështu z.deputet se pastaj bëhesh si ai qytetarit dixhital e tallen njerzit ...pa kryetari jot do tallet ,po e mori vesh.
Keni sy me pa?! Nuk ishte penallti.Biles me rrezimin qe beri meritonte kartele te verdhe se duket qarte qe ishte simulin. Sulmuesi u rrezua gati 5 seconda pasi mbrojtesi e kishte leshuar se kapuri prej bluze. Arbitri duhet te kishte dhene goditje denimi jashte zones, ne kohen kur mbrojtesi terhiqte per bluze sulmuesin.
A merrni vesh nga futbolli o njerez?! Rendesi ka se ku fillon faulli, jo ku bie lojtari. Verdikti, JO PENALLTI, KARTON I KUQ PER MBROJTESIN.
Po mir nuk qenka penallti, po na sqaroni si mund te jepet penalltia???????????????? Mos te flasim si tifoza. Mrojtesi u tregua naiv qe e terhoqi edhe brenda zones,dhe normalisht do jepesh penalltia.
Nuk ishte penallti, e pashe nga afer ndeshjen.Kapja e fanelles u be jashte zones se 16 m,.por lojtari i partizanit simuloi dhe u rrezua brenda zones per te grabit nji penallti te paqene.Jane veprime te padrejta ndaj AF Elbasanit kur e ndeshkuan me 2 penallti ne ndshjen me Rrogazhinen.
Kjo nuk eshte penallti. Kapja ne bluze eshte bere para hyrjes ne zone . Rast tipik si i Liverpulit me mancesterin javeb e kaluar. Vendimi duhet te jete foul jashte zone the korton i verdhe.