Nga Geri Cipi te Blendi Fevziu dhe Armando Cungu, zbulohet Komiteti Ekzekutiv i FSHF për vitet e ardhshme, ja si u votua

16 Shkurt 2026, 13:15Sport TEMA

Nga Geri Cipi te Blendi Fevziu dhe Armando Cungu, zbulohet Komiteti Ekzekutiv i

Në ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore për vitin 2026. Aty është votuar sa i përket presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht për Komitetin Ekzekutiv.

Në fillim është votuar sa i përket kreu të FSHF. Një garë e fituar nga Armand Duka, i cili konfirmohet edhe njëherë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe për katër vitet e ardhshme.

Sipas ligjit dhe rregullit, në momentin kur ka një kandidat për këtë post, votimi në Asamble mund të bëhet edhe i hapur. Në Asamble vendosën që votimin për kreun e FSHF të bëhej i hapur dhe më pas në votim të plotë, pa asnjë kundërshti, është zgjedhur që Armand Duka të jetë sërish president.

Më pas u votua për Komitetin Ekzekutiv të FSHF. Në fillim u kërkua votua për kandidaten e vetme femër, Anila Bashën, e cila mori 47 vota pro dhe 1 abstenim për të fituar kështu vendin në Komitetin Ekzekutiv, me një kandidate femër e cila ishte e detyruar dhe nuk duhej të futej në votimin e përgjithshëm.

Në atë votim ishin 10 kandidatë të tjerë meshkuj, nga ku 9 do të fitonin dhe vetëm 1 do të humbiste. Në këtë votim më shumë votua grumbulluan Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Geri Cipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho, ndërsa Ervin Canollari nuk ia arriti dot që të fitonte vendin në Komitetin Ekzekutiv.

Nga Geri Cipi te Blendi Fevziu dhe Armando Cungu, zbulohet Komiteti Ekzekutiv i

7 Komente

  1. F
    FEVZIU

    HAJDE DURO FEVZIUN EDHE KETU TANI! E ZURI EDHE TE VETMEN HAPSIRE QE RRINIM NE PAQE: SPORTIN!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifoz

      Po Fevziun pse e kane vene , ?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lakja

        Per turp ne dore te kujt ka rene futbolli ne Shqiperi

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali

          Bledi fejziu i ka dhene goxha futbollit shqiptar e meriton

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Po ku ka zgjedhje o te uruar ka mik shok dhe mbi te gjitha interes prandaj jane gjera ne vi I fortified ben ligjin

            Përgjigjjuni
            1. G
              Go West

              Futbolli shqiptar perfundimisht eshte nje ShA. Keta ne foto jane aksioneret. Jane po ata ne vite, do jua lene trashegim femijeve te tyre. Armando perjetesisht do jete aty. Te gjithe hane, te gjithe te kenaqur. Vetem se futbolli shqiptar eshte marre peng. Sikur vetem futbolli! Gjithçka qe ka pare, eshte kthyer ne monopol. Shiko naften, nga Vermoshi ne Konispol nje çmim, zero konkurence. Shiko kompanite e sigurimeve, krej çmimet te kordinuara. Autoriteti qe duhet te kontrolloje, merr pjesen dhe shikon afaret e veta. Lum Shqiperia dhe shqiptaret!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifo

                Cfare kontributi ka Fevziu ne futbollin shqipetar qe duhet te jete anetari I federates kete nuk e kuptoj. Ne ate komitet duhet te jene anetare njeres te fushes qe realisht kane kontribuar sipas aftesive te secilit ne zhvillimin e futbollit ky duhet te jete kriteri baze sepse si Fevziu jane te gjithe banoret e ketij vendi qe kane te drejte vote. Ne nuk heqim dore si vend I cudirave..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje