Champions League: Vinicius është heroi i Realit, mund Benfica-n. PSG mund me permbysje Monacon

17 Shkurt 2026, 23:09Sport TEMA
Champions League: Vinicius është heroi i Realit, mund Benfica-n. PSG

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Benfica-s në ndeshjen e parë të play-off-it, falë një goli vendimtar të Vinícius Júnior.

Sfida në Lisbonë ishte e luftuar dhe me tension të lartë, ndërsa trajneri José Mourinho u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të jetë në stol në takimin e kthimit.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me raste nga të dyja skuadrat. Kylian Mbappé dhe Vinicius rrezikuan për madrilenët, por portieri vendas u tregua i vëmendshëm. Në minutën e 50-të erdhi momenti vendimtar: Vinicius realizoi një aksion individual të shkëlqyer dhe shënoi me një goditje të saktë brenda zonës për 1-0.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht pas thirrjeve raciste nga tribuna, ndërsa më pas tensioni u rrit në fund. Mourinho fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje josportive dhe në minutën e 85-të mori edhe kartonin e kuq, duke u përjashtuar nga stoli. Benfica provoi të reagojë në minutat e fundit, por Reali administroi avantazhin dhe mori një fitore të çmuar në transfertë.

Liga e Kampionëve u rikthye këtë mesjavë me ndeshjet e para të fazës së play-off-it.

 

 

Skuadra kampione në fuqi e Evropës, Paris Saint-Germain, u përball në derbi me Monacon, një ndeshje të cilën skuadra e Luis Enrique e fitoi me përmbysje 3-2, duke hedhur një hap drejt kualifikimit.

Monaco mori avantazhin e dyfishtë në këtë ndeshje, teksa fillimisht shënoi që në minutën e parë me Balogun, ndërkohë që në minutën e 18-të po ky futbollist shënoi edhe golin e dytë.



Paris Saint-Germaini humbi penallti me Vitinha-n, por më pas shkurtoi diferencën në 2-1 me Doué në minutën e 29-të, ndërsa në të 41-tën Hakimi ktheu ekuilibrin në rezultat në 2-2.

Në pjesën e dytë, kampionët e Evropës përmbysën gjithçka, teksa shënuan golin që i dha avantazhin 3-2 me Doué, me këtë të fundit që plotësoi dygolëshin personal.

2 Komente

  1. V
    Vinci

    Vinícius Júnior duhet te nedhkohet sepse eshte nje provokator kronik. Tek reali te bardhet jane pakice. I vetmi qe shahet dhe ofendohet eshte Vinicius, pse? Sepse ai eshte nje provokator i ndyre dhe nje mashtrues jo si lojtar per si njeri. Po te vihet re te gjithe mbrojtesit druajne ti nderhyjne sepse ai simulon gjate gjith kohes dhe nxit polemika. Pikerisht per kete ai shahet, fishkellehet dhe ofendohet nga publiku (sidomos ai kundershtar). Ai duhet neshkuar qe keto mashtrime te mos behen objekt abuzimi qofte edhe me Rracizem. Stop favorizimit te Realit te Madridit, Vinicius duhet te merrte kartonin e dyte te verdhe dhe te dilte me te kuqe dhe jo Murrinjo ne vend te tij. Vinicius arriti qellimin me provokimin e tij e theu lojen e kundeshtareve, uli motivimin e tyre., i bere ata te luanin me friken e kercenimit per ndershkim.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkruaj te verteten

      Kush eshte ai alabak, qe e ka bere kete shkrim, kur e verteta eshte, qe kjo qenie e neveriteshme dhe e gjithe urrejtshme, vinicus, ne Spanje dhe me tej, dhe ketu mbas golit, i u cfaq spotdashesve, duke tundur shkopin fundor, midis shalve te tij, duke provokuar, qe keshtu ja u futa.Reali eshte nje bashkesi mafiozesh, dirigjuar nga Perez dhe futbollistet e tij, nje ekip rrugacesh ordinere, me talent, qe kerkojne me dhune ate qe nuk u takon.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje