Nga debutimi në Seria A në makth, e ardhmja e sulmit të Shqipërisë pëson dëmtimin “horror” për çdo futbollist

18 Shkurt 2026, 16:23Sport TEMA
Nga debutimi në Seria A në makth, e ardhmja e sulmit të

Viti 2026 është kthyer në makth për Xhoi Nuredinin, pasi në janar plotësoi një ëndërr. Qendërsulmuesi 18-vjeçar i Xhenoas mund t’i nënshtrohet operacionit, që do sillte largimin nga fusha e blertë për thuajse gjithë vitin.

Ishte ndeshje e Primaveras ku Xhenoa U-20 priste Milanin U-20. Nuredini la fushën i dëmtuar rëndë në minutën e dhjetë, ndërsa lajmi më i keq i mundshëm u njoftua.

Debutimin në Seria A ia bëri të mundur trajneri Daniele De Rosi. Ky i fundit e futi në fushë ndaj Parmës, më 18 janar në sfidën e mbyllur pa gola. Dhe pse për pak minuta në fushë, ëndrra u bë realitet me Xhenoan.

“Xhenoa, 16 shkurt 2026 – Sot, futbollisti Joi Nuredini iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike të gjurit të djathtë pas dëmtimit që pësoi të shtunën gjatë ndeshjes Xhenova-Milan Primavera 1. Skanimi zbuloi një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior. Nevoja për ndërhyrje kirurgjikale do të vlerësohet në ditët në vijim”.

Lini një Përgjigje