"Tirana më e dobët e 20 viteve të fundit", Dabulla: Mungon lideri

28 Janar 2025, 13:10Sport TEMA
"Tirana më e dobët e 20 viteve të fundit", Dabulla:

I ftuar në emisionin Max Sport në Euronews Albania, ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, shprehu shqetësimin e tij për situatën e vështirë që po kalon ekipi kryeqytetas.

Ai e cilësoi këtë periudhë si krizë të paprecedentë, duke theksuar se ky është ndoshta ekipi më i dobët i 20 viteve të fundit.

“Tirana nuk ka qenë asnjëherë më e dobët se tani. Edhe në vitin 2017, kur ekipi ra nga kategoria, kishte më shumë pikë se tani. Fitoreja ndaj Bylisit është një hap i mirë, por një fitore nuk mjafton. Ndodh që ekipi shkundet kur vjen dikush i ri por duhet të ketë vazhdimësi në fitore. Prapë jemi aty në fund, por për të pasur një kthim të suksesshëm të Shkëmbit, ky sukses me Bylisin duhet të pasohet nga fitore të tjera, të dyta, të treta, të katërta, etj.”, tha Dabulla.

Ish-mbrojtësi i Tiranës gjithashtu theksoi mungesën e një lideri të vërtetë në skuadër, si dhe ndikimin e lojtarëve të huaj që nuk e njohin mirë kampionatin shqiptar.



2 Komente

  1. s
    spata

    Mos u merrni me keto deklarata dashakese te politizuara.Tirana para vitit 2000 qelbej dhe kudo ishte kaos .Kur hyje ne Tirane te dhimte koka e mezi prisje te mbaroje pune te zhdukeshe.Kam shoqeruar disa miq shqiptare nga Gostivari dhe mbeta i ofenduar.Pyetje te shumta sa kuptova qe s'mund te krahesohej me asnje qytet ku jetojne shqiptare ne Maqedoni.Nuk po zgjatem se ka me qindra opinjone mbi ndryshimet qe kane ndodhur.Turp tu vij kur baltosni dhe ato ane te mira , te arritur nga puna e djersa e shqiptarve,biznesi vendas e i huaj. Tirana sot ,pamvarsishte te metave eshte me e lakmuara per te jetuar.Nuk eshte kaq e lehte te ndryshosh nje qytet me planimetri te vendosur njera mbi tjetren.Bota pjeserishte operon mbi te vjetren.Ndersa ne Tirane eshte nderhyre, ne urbanistiken e saj,ne mbi 70%.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      O kari!!! Po flet për ekipin e futbollit Tirana, jo për qytetin!!! Po ti qenke SPAT fare! Kur ta pish mallin mos e pi të përzier dhe pastaj o burra në koment!????????????

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje