Kristjan Asllani u rikthye titullar tek Interi, në debutimin e trajnerit Cristian Chivu në Botërorin e Klubeve.
Mesfushori shqiptar ishte vendimtar te goli i barazimit 1-1 ndaj Monterrey, pasi nisi aksionin, që u finalizua nga Lautaro.
Megjithatë barazimi 1-1 nuk ka lënë shije të mirë te shqiptari, i cili në prononcimin pas ndeshjes theksoi se dëshironte fitoren.
“Kishte shumë gjëra pozitive, por për fat të keq pësuam gol nga një goditje standarde. Duhet të përmirësohemi, por kishte shumë gjëra pozitive në këtë ndeshje.
Ka keqardhje, sepse donim fitoren. Tani të mendojmë për ndeshjen tjetër. Trajneri Chivu? Nuk ka shumë ndryshim. Luajtëm me të njëjtin formacion si vitet e fundit. Ai na kërkon më shumë presion dhe ne ia dolëm në këtë aspekt.
Fizikisht jemi në formë të mirë. Ndoshta pak lodhje mendore, por nuk duhet të na ndikojë. Ishte shumë nxehtë, por kjo vlen edhe për skuadrën tjetër. Duhet të përshtatemi”, tha Asllani.
Lini një Përgjigje