Arbër Hoxha del jashtë planeve të Dinamo Zagrebit, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në Turqi

18 Qershor 2025, 14:12Sport TEMA
Arbër Hoxha del jashtë planeve të Dinamo Zagrebit, sulmuesi i

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha duket se do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë kësaj merkato.

Mediat në Kroaci kanë parashikuar formacionin e sezonit të ri të skuadrën dhe në këtë 11-she mungon emri i lojtarit shqiptar, shkruan Indeksonline.

26-vjeçari mund të përfundojë në Turqi, por ka oferta edhe nga klubet e Bundesliga 2.

Gjatë sezonit që lamë pas, Hoxha shënoi tre gola dhe dha 3 asiste në ligë në 31 ndeshje të zhvilluara (jo të gjitha si startues). Vlera e Arbër Hoxhës në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milionë euro.

Lini një Përgjigje