Lojtari në Argjentinë pranon ftesën e Shqipërisë, vjen për herë të parë në shtator

17 Qershor 2025, 20:00Sport TEMA
Lojtari në Argjentinë pranon ftesën e Shqipërisë, vjen

Një lojtari i ri do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit. Më në fund një emër e ri pas shumë kohësh do të shfaqet në listën e Kombëtares tonë, për ndeshjen e shtatorit që do të zhvillojmë kundër Letonisë.  

Bëhet fjalë për Tomas Guidarën, i cili do të vishet kuqezi. Një emër i folur që në kohën e Panuçit, por atëherë lëvizja nuk do të konkretizohej për shkak se Panuci do të largohej në saj të mungesës së rezultateve. Më pas emri i Guidarës është rishfaqur me Silvinjon dhe me Zabaletën që nuk mund t’i ikte Guidara në Argjentinë.  

29-vjeçari dhe arbëreshi Guidara, luan pikërisht në Argjentinë te ekipi i Huascan. Në konferencën për shtyp para ndeshjeve të qershorit, Silvinjo tha se po e ndiqte nga afër një lojtar në Argjentinë, pa e përmendur emrin e Guidarës. “Sport Ekspres” ka pasur një komunikim me Tomas Guidarën nëpërmjet mesazheve në telefon dhe lojtari është shprehur: “Është një krenari e madhe që të përfaqësoj vendin tim, por do të flasim sërish pas disa ditësh pasi kemi një finale për të luajtur në Argjentinë”

Kjo tregon saktësisht se gjithçka është gati dhe se Guidara ka pranuar ftesën e Silvinjos dhe mundësinë për të qenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë për shkak të një finale që do të luhej në Argjentinë në qershor dhe kohën e gjatë të udhëtimit, është menduar që Guidara t’i bashkohej Shqipërisë në muajin shtator dhe jo për ndeshjet e qershorit. 

Një lëvizje e mirë kjo nga ana e Shqipërisë pasi Guidara luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Pavarësisht moshës jo të vogël, 29-vjeç, duke parë performancat e dobëta të Balliut dhe uljen e tij në stol në Spanjë, Guidara do të ishte një zgjidhje ideale për të rivalizuar Elseid Hysajn për një vend titullari, që pas ndeshjes me Serbinë, ka rifituar zemrat e tifozëve shqiptarë. Ndërkohë nëse Silvinjo do të shkarkohej pas barazimit me Letoninë, Guidara do të kthehej si një “mallkim” për trajnerët e Shqipërisë që e kërkonin atë pasi kjo ndodhi me Panucin që u shkarkua dhe nëse ripërsëritej me Silvinjon, do të ishte shumë.

8 Komente

  1. k
    kxp

    Nuk e largon kush Silvinjon. Duhet ti paguajne kontraten qe idiotet e FSHF sa ja rinovuan.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Lojtarit arberor bravo i qoftw dhe eshte me se i mirseardhur te luaje oer kombin e vet. Por, Silvinjo mbetet spekulant e misterioz qe po demton kombetaren shqiptare. Duka, e Rama jane komandantwt w vertet, kurse Silvinjo po vjel leket. Te gjindet se ku fshihet lepuri!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar kanapari

        Mos gjejme ndonje lojtar ne planetin Mars. Te luante ne Europe dhe te ishte nen 25 vjec ja vlente. Do te udhetoje mijera km e mund te mos luaj asnje minute.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pb

          Luan me Huracan jo me Huascan.

          Përgjigjjuni
          1. t
            totololi

            Rrofsh qe e saktesove, ndryshim thelbesor. Hiqja Lenes e veja Prenes.

            Përgjigjjuni
          2. N
            NJI "PRECEDENT" MJAFT POZITIVE PER KOMBETAREN

            NJI PRURJE E TILL DO TE THOSHTE SHUM PER NJI TE ARDHME SUPRIZUESE NE KOMBETAREN SHQIPTARE - KU SHQIPTARE NGA E GJITHE BOTA - TE KEN TE DREJTEN E PAKUFIZUESHME - TE KONTRIBOJN PER GJAKUN E TYRE - TE KOMBIT TE MBARE SHQIPTAREVE . UROJ QE KJO PRURJE TE SHERBEJ SI NJI ERE E FRESKET -MOTIVACIONI -RIPERTERITJE - FORCIM BESIMI NE KAMPIN KUQ E ZI DHE NDRYSHOJ GJITHCKA NE RRUGEN DREJT SUKSESIT . BIENVENUTA NE ATDHEUN E TE PAREVE ARBNESHI JON

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ardhja e Arbereshit sensacionale ...

              Mbajeni mend ,kjo do shenoj kthimin e Fatit ne Kombetare .Vjen ne momentin e duhur kur i duhet Ekipit ,qe motivon lojtaret

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Eshte shume larg efendem .A mundet te rikuperohet nga nje udhetim 17 sahat me allopran per dy dite e te benet hazer per nje ndeshje te nivelit te larte?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje