Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të futbollit. Arsyeja, lufta në Rripin e Gazës.
Para ndeshjeve të Italisë në kualifikueset për Botërorin kundër Izraelit në dy muajt e ardhshëm, AIAC-i theksoi se “Izraeli duhet të ndalet. Edhe futbolli duhet të marrë masa”.
AIAC ia ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Italisë, e cila do t’u përcillet shtëpive të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, duke kërkuar pezullimin e Izraelit.
“Dhimbja e së kaluarës nuk mund ta errësojë ndërgjegjen e as njerëzinë e askujt”, thuhet në letër.
Italia pritet të përballet me Izraelin në fushë neutrale në Debrecen të Hungarisë, më 8 shtator, para se ta presë atë ndeshjen e kthimit në Udine, më 14 tetor. “Bota është në flakë. Shumë njerëz si palestinezët po vuajnë”, tha nënkryetari i AIAC, Francesco Perondi.
Keto perfaqesojne nje shoqate te Sorosit. Kara komplet.
Po ju del edhe në ëndërr Sorosi juve. Vetë Sorosi është çifut! dru me pre!