Trajneri i Maqedonisë: Fituam si italianët ndaj italianëve

25 Mars 2022, 11:02Sport TEMA

Trajneri i Maqedonisë: Fituam si italianët ndaj italianëve

“Kemi fituar si italianët kundër italianëve, një gol me dy gjuajtje në portë. Jam shumë i lumtur për këtë fitore, jam krenar për këta djem. Që nga nesër, të gjitha energjitë do të jenë te Portugalia”.

Kështu është shprehur pas triumfit historik ndaj Italisë, trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, duke gjetur mundësi të bëjë edhe ironi me kombëtaren e kaltër.

Më tej, ai foli edhe për finalen ndaj Portugalisë, ku do të vendoset edhe kombëtarja që do të shkojë në Botërorin e Katarit.

“Dëmtimet nuk janë serioze, të gjithë do të jenë gati për ndeshjen tjetër. Do të jetë edhe Elmas i cili do të na japë një ndihmë të madhe. Jam shumë i lumtur për golin e Trajkovskit. Ndeshja ishte përgatitur në këtë mënyrë.

E dinim që Italia është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, por ne kemi bërë një ndeshje të madhe. A e prisnim? Absolutisht po, e njohim forcën tonë.

Para ndeshjes u kisha thënë djemve që të argëtoheshin dhe në fakt u argëtuan”, theksoi trajneri i Maqedonisë së Veriut.

Lini një Përgjigje