Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e vitit 2023, por 48-vjeçari mund ta mbyllë më shpejt aventurën me klubin italian.
Skuadra nuk po kalon një moment të mirë, teksa djemtë e Sarrit dështuan në sfidën më të rëndësishme të sezonit, duke humbur 3-0 derbin me Romën e Jose Mourinhos. Raporti i trajnerit me Taren nuk është aspak i mirë dhe mediet italiane raportojnë se Claudio Lotito duhet të zgjedhë midis të dyve.
Tare nuk ka ndërmend të largohet përpara se të gjejë një zgjidhje alternative. Emri i vlonjatit është lidhur me klube të mëdha italiane në të kaluarën, teksa, për momentin, pista më konkrete është Eintracht Frankfurt, edhe pse ka interesim edhe nga Leipzig.
Drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur bisedimet me drejtuesin e Lazios, i cili si futbollist ka luajtur në Gjermani me skuadra si Kaiserslautern, Fortuna Dusseldorf apo Karlsruher.
Eintracht u kualifikua në çerekfinalet e Europa League pasi eliminoi Real Betis, teksa do të ketë përballë Barcelonën e Xavit në dy takimet për një biletë mes katër ekipeve më të mira të turneut.
Gaetaruc te kazanit Tare nuk eshte Vlonjat por ose Kuksian ose Tropojan meqenese eshte ne mode!
Kush eshte vlonjati ketu? Igli eshte i lindur ne tirane, Babai i Isai ndoshta nuk ka lindur ne Tirane, Gjyshi po, nga Labëria. Kjo e ben Igli Taren Vlonjat? Hiqni dore nga keto nofka dhe do ta keni jeten me te mire.
Nuk na prishin jeten keto, Benooo. Jane te tjera halle... Ehhhhh sikur te kishim vetem kete...