Presidenti i Federatës së Futbollit Agim Ademi, po ecën me të njëjtat medota nën drejtimin e këtij institucioni si Armand Duka.
Në zgjedhjet e datës 6 prill të FFK-së të cilat me vendimin e djeshmë të Ministrisë së Sportit në Kosovë janë anti-statutore, Ademi ka kryer një tjetër absurd.
Ai ka vendosur që të shkojë në këto zgjedhje pa pasur asnjë kandidat përballë, duke mos e pranuar kandadurën e Gramoz Vokrrit, djali i ish presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrrit.
Federata e Futbollit të Kosovës ka refuzuar Vokrrin për kandidat me arsyetimin se ka pasur edhe parregullsi te firmat e delegatëve, veçanërisht te klubi i Prishtinës dhe Ulpianës.
Pas këtij përjashtimi ka reaguar dhe Gramoz Vokrri.
“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare.
Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi.
Në aryetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojn të kundërtën.
Këto nënshkrime kan emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre. Me respekt dhe fair play”, shkruan Gramoz Vokrri. (TemA)
Idiote! Fadil Vokrri ka vdekur. Gramoz Vokrri….