Edhe pse aktualisht ndodhet nën sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s, Unioni i Futbollit Rus (RFU) ka shfaqur interes për të organizuar Kampionatin Evropian, Euro 2028 dhe 2032.
Pasi Rusia vendosi të pushtonte Ukrainën, gati një muaj më parë, FIFA dhe UEFA dolën me një vendim të përbashkët, për të përjashtuar nga kompeticionet e tyre kombëtaren dhe skuadrat ruse të futbollit.
Mirëpo, RFU tashmë ka vendosur të rivalizojë Britaninë e Madhe për organizmin e turneut të radhës, Euro 2028. Ndërsa, përsa i përketë organizimit të Euro 2032 në garë është Italia.
Komiteti Ekzekutiv i RFU-se u mblodh gjatë kësaj të mërkure dhe aty u vendos të hidhej kandidatura për organizmin Evropianit.
Por, ajo që mbetet e paqartë është fakti se kur Rusia synon të paraqesë ofertën e saj.
Në një njoftim të nxjerrë më herët nga UEFA thuhej se afati i fundit për një vend për të aplikuar për organizmin e Euro 2028 ishte 23 marsi. Ndërsa deri më 30 mars do të komunikohen vendet që kanë aplikuar dhe janë pranuar.
Në shtator të 2023 do të shpallet zyrtarisht vendi që të presë Euro 2028.
Rusia priti Kupën e Botës 2018. Finalja e së cilës u mbajt në stadumin “Luzhniki” të Moskës. Vend në të cilin vetëm pak ditë më parë, Vladimir Putin mbajti një tubim me mbështetësit e tij.
sic thote edhe pederasti i janulles, orhan pambuku, pordhe me rigonaqis
Kush mo ?? Ai pilurioti , hajduti i portokaleve ……bythlepiresi i kishes ..atij i pallon gruan Janulla ……pastaj cfare do bej Rusia ???? Do organizoje Euro 2028 ??? Hahahahahahahahahahaha keta do dalin ruar e qethur nga sanksionet duan dhe Euro , keta skane pare gje akoma pasi sanksionet jane shume te forta vec japin goditjen me vonese ……